PS ndan formularët për ndryshimet
18/12/2004 Kryesia e Partisë Socialiste do t'u shpërndajë të gjithë delegatëve të kongresit një formular, në të cilin kërkohen rekomandimet për ndryshimin në statut. Burimet kanë bërë të ditur se një pikë e veçantë për rekomandimet do të jenë shqetësimet për hierarkinë në drejtuesit e partisë në qendër dhe në bazë. Shqetësimet dhe kërkesat për ndryshime si në statut dhe në programin e Partisë Socialiste do të regjistrohen nga të 643 delagatët e kongresit për tre javë. Duke shënuar të gjitha pikat, të cilat delagatët mendojnë se janë problematike në struktura, do të jetë më e qartë puna e grupit të punës. Burime në selinë socialiste kanë theksuar, për "Metropol", se pasqyrimi i të gjitha ankesave në këta formularë do të jetë faza e parë e punës. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e problematikës, që nuk ka të bëjë me ndryshimet në statut, do të shqyrtohen në kryesitë e degëve të partisë. Për rastet që nuk marrin dot zgjidhje në kryesitë e degëve, do të jetë strukturat qendrore të partisë që do të shqyrtojnë ankesat. "Kjo nismë ka si qëllim konsolidimin e strukturave të mazhorancës socialiste dhe në kuadër të procesit të ardhshëm zgjedhor, nga ku PS-ja pretendon të rifitojë mandatin e tretë qeverisës. Një arsye tjetër e formularëve është dhe mënyra e përballimit të rrjedhjeve që socialistët kanë pësuar nga largimi i drejtuesve dhe anëtarësisë drejt "Lëvizjen Socialiste për Integrim", thanë burimet.
Kongresi
Thelbi i statutit të PS-së do të jetë në dorën e delegatëve të kongresit të 29 janarit për ndryshim ose jo. Rikthimi dhe një herë i çështjeve si ndarja e mandateve në drejtimin e partisë, përcaktimi i emrit të kryeministrit para ose pas zgjedhjeve, duket se do të vijnë sërish në vëmendjen e socialistëve. Këto çështje kanë marrë një përgjigje nga mbledhja më e fundit e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues, por një pjesë e mirë e socialistëve theksojnë se ekziston mundësia e diskutimit të këtyre çështjeve, pasi kongresi është organi më i lartë vendimmarrës. Raporti që do të zënë Komitetet Zonale Elektorale me Kryesitë e rretheve në hierarkinë socialiste do të jetë dhe një nga shqetësimet, që pritet të ngrihet nga delegatët. Ky debat është hapur gjatë prezantimit të strukturës së re, ku është vendosur që të kenë të drejtën dhe të hartimit të listës së kandidatëve për deputetë. Burimet thanë se kryetarët e degëve kanë qenë konfuz për sa u përket kompetencave, pasi krerët e KZE-ve zgjidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga baza. Kjo sjell dhe mendimin se KZE-të janë ose të pavarura, ose janë struktura më të larta se kryesia e partive në degë.