Beja: Këtë vit, kushte më të mira për nxënësit
Nesër plot 650 mijë nxënës nisin ditën e parë të këtij viti shkollor. Ministri i Arsimit, Fatos Beja, bashkë me urimin e përshëndetjen për ta premton standarde më të larta të mësimdhënies. “Mbi gjysmë milionë nxënës do të navigojnë në internet në 2000 shkolla, të mëdha e të vogla, në qytet e në fshat; me dhjetëra mijë do të ulen në banga të reja, do të mësojnë në shkolla të reja e të rinovuara; me mijëra fëmijë të fshatrave të largëta të Krujës, Kukësit, Tropojës, Beratit e Vlorës do të ndjekin mësimet në konvikte bashkëkohore” tha Beja. Sipas tij, të 40 mijë gjimnazistët që regjistrohen sivjet në klasën e X-të, që janë nismëtarë të gjimnazit të ri shqiptar, me programe, kurrikula e tekste tërësisht të reja e të standardit komunitar evropian, ku lëndët e detyrueshme harmonizohen me lëndët e zgjedhura nga vetë nxënësit. “Gjimnazistët tanë, ashtu si bashkëmoshatarët e tyre të vendeve më të zhvilluara, fillojnë kështu të përcaktojnë vetë drejtimin e tyre të nesërm në jetë”, tha ministri.