E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stomatologët: Shqiptarët higjienë të ulët orale

 

Higjiena e gojës të shqiptarët është e mangët. Në këtë konkluzion kanë arritur mjekët stomatologë. Gjatë konferencës së mbajtur dje, ata bënë apel për më shumë ndërgjegjësim. Ndërkaq, sipas tyre, hartimi i strategjive afatgjata dhe afatshkurtra është i domosdoshëm për të pasur një shëndet të mirë të gojës në popullatë. “Si pjesë e strategjisë së propozuar është hartimi i programeve për parandalimin e kariesit dentar te fëmijët, si dhe në popullata me riskun më të lartë për zhvillimin e tij”, tha  Kryetarja e Shoqatës Shqiptare të Stomatologjisë, Rozarka Budina. Ajo shtoi se si pjesë e strategjive duhet të jenë promocioni i shëndetit për gruan dhe fëmijët, përmirësimi i menaxhimit të shëndetit në të gjitha nivelet dhe shërbimit spitalor. Promocioni i shëndetit të gojës përfshin shenjat karakteristike të personave dhe popullatës në risk, marrjen e masave të njëkohshme në disa drejtime, koordinimi mes programeve të disiplinave të ndryshme. Një rol me rëndësi në këtë drejtim, sipas Budinës, luan dhe media me publikimin e detajeve të fushatave promocionale për shëndetin e gojës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›