Beja: PS nuk fiton as 30 për qind
22/03/2005 Demokratët hedhin poshtë studimin
Sekretari për Burimet Njerëzore në PD, Fatos Beja, i ka konsideruar të pabaza deklaratat e zëdhënësit politik të PS-së, Gjergji Koja, i cili paraqiti një studim anonim, sipas të cilit mazhoranca aktuale do të marrë një përqindje të lartë. Sipas Bejës, deklaratat e Kojës bëhen dhe më të pavërteta po të merret parasysh rezultati në zgjedhjet lokale. "Çdo njeri normal, po të shohë shifrat në 2003, ku PS me listat zgjedhore aq defektoze ka arritur të marrë vetëm 33 për qind, i bën vetë llogaritë. Nga 2003 në 2005 ka vërtet ndryshime, por nuk besoj se gjen një socialist, ballist apo demokrat që të mendojë se nga 2003 në 2005, PS është shëndoshur dhe është më e sukseshshme në opionin publik", tha Beja. Sipas tij, askush nuk mund të shprehet mbi përqindjen e saktë që do të marrin subjektet elektorale në garën zgjedhore të 2005, aq më tepër Partia Socialiste, e cila ka marrë kritika të shumta për mënyrën e saj të qeverisjes jo vetëm nga opinioni vendas, por dhe nga ai ndërkombëtar. "Sondazhin më të thjeshtë e bën çdokush nga ne, në mënyrë individuale gjatë konktakteve të përditshme, kur dëgjojmë mediat, dhe absolutisht në asnjë drejtim të horizontit nuk shikojmë një entuziazëm kaq djaloshar, sa ajo që thotë Koja. Nuk ka asnjë lloj mundësie që PS të kalojë 40%", tha Beja.