E Diel, 1 Nëntor 2026

PS pa formulë me aleatët

22/03/2005  Partia Socialiste nuk ka vendosur ende formulën e bashkëpunimit me aleatët e saj për zgjedhjet parlamentare. Burimet kanë bërë të ditur se PS do t'u ofrojë aleatëve votën në proporcional, duke i siguruar atyre mandatin e deputetëve, por aleatët në shkëmbim të kësaj mbështetjeje duhet të japin garancinë për votat në parlament. Një mundësi e tillë është cilësuar e pranueshme nga kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, i cili ka theksuar se janë një sërë formulash, që mund të paraqiten për koalicionet parlamentare, ndaj dhe mbështetja në proporcional nuk është e përjashtuar. Megjithatë, deri më tani, asnjë nga forcat politike të majta nuk garanton gjetjen e një formule të përbashkët. Tashmë PAA, PAD, PSD dhe PBDNJ kanë deklaruar se në zgjedhje do të dalin të vetëm, duke konkurruar në të 100 zonat zgjedhore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›