Moisiu takim me Presidentin grek
22/03/2005 Presidenti shqiptar, Alfred Moisiu, do të zhvillojë një vizitë pune në Greqi, ku do të takohet në Janinë, më 28 mars, me homologun grek, Karolios Papulias. Moisiu dhe Papulias do të kenë një drekë pune me pjesëmarrjen vetëm të ambasadorëve të Tiranës dhe Athinës, si dhe me këshilltarët e tyre. Nga pala greke nuk jane bërë të ditura hollësi të tjera rreth vizitës së Moisiut, ndërsa presidenca shqiptare ende nuk ka folur për këtë udhëtim. Për Presidentin grek do të jetë takimi i parë në detyrën e re, pas betimit të tij në postin e Presidentit të Greqisë. Presidenti i Shqipërisë vetëm tre muaj më parë zhvilloi një takim me homologun e tij grek, Stefanopulos, ku u debatua gjatë mbi çështjen e Kosovës dhe mbi të drejtat e minoriteteve në të dy shtetet përkatëse.