E Diel, 1 Nëntor 2026

Beja: Po preken interesat e pronarëve

08/02/2005  Deputetët e PS-së dhe të PD-së kanë qenë tepër konfuz dje, në diskutimin për të drejtat e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Opozitarët, gjatë diskutimeve, kanë mbrojtur propozimin që ky institucion të kalojë në varësinë e parlamentit. Sipas tyre, qëndrimi i Zyrës së Pasurive nën kontrollin e qeverisë apo dhe ministrisë sjell prekje të interesave të ish-pronarëve. Kjo, sepse pasuritë e mbetura të lira nuk do të jenë më në dispozicion për kthimin dhe kompensimin e pronave. Madje, Fatos Beja ka hedhur dyshimin dhe mbi formën e regjistrimit të pronave që kanë qenë të Ministrisë së Mbrojtjes, por që tashmë nuk janë në efiçensë. Sipas Bejës, qeveria po kërkon që pronat e ushtrisë të kalojnë në dispozicion të bashkive, të cilat do të kenë të drejtën e ngritjes së banesave, duke ulur hapësirën e tokave të lira për kthimin dhe kompensimin e pronave. Për të ulur tonet e diskutimit, deputeti socialist, Taulant Dedja, ka kërkuar që deputetët të diskutojnë mbi përshtatjen e draftit me Kushtetutën dhe me ligjet që janë miratuar në Kuvend. Sipas tij, vetëm pas kësaj do të arrihet të bihet dakord mbi varësinë e këtij institucioni të rëndësishëm. Nga ana tjetër, Dedja është shprehur se është e papranueshme që punonjësit e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të kenë një pagë mujore prej 14 mijë lekësh. Për të, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme është institucion fitimprurës dhe rritja e pagave është e domosdoshme

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›