E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tiranë, gjueti kasetofonësh

08/02/2005  Brenda një nate, dy pronarë automjetesh kanë mbetur pa kasetofonët e automjeteve të tyre. Burime zyrtare nga Komisariati nr.3, bëjnë të ditur se në rrugën "Bogdani", ku Spartak Papajani kishte parkuar makinën me targa TR 1845 F, kishte konstatuar se qe thyer xhami dhe më pas grabitur pajisja. Po atë natë, në rrugën "Gj.Muzaka", në mjetin "Benz" TR 6052 F, pronë e Xhevat Shimës, është vjedhur gjithashtu me thyerje të xhamit kasetofoni. Dyshohet se të dy grabitjet kanë të njëjtin autor, i cili ende nuk është identifikuar nga policia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›