Kuvendi, debat për regjistrimin e pasurive
08/02/2005 Hipotekat kërkojnë pavarësinë dhe rritjen e pagave
Prej një viti e gjysmë, Kuvendi i Shqipërisë nuk po arrin të përcaktojë se në varësinë e kujt institucioni do të jetë zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Ndërsa është parë si një draft i rëndësishëm, as dje në diskutimet e Komisionit të Ligjeve nuk është arritur në një konkluzion përfundimtar. Shkak është bërë fakti se në tryezën e deputetëve janë paraqitur dy drafte, që binin në kundërshtim me njëri-tjetrin. Përfaqësuesit e Qeverisë kanë kërkuar që zyrat e regjistrimit të kalojnë në varësinë e Ministrisë së Drejtësisë, duke i dhënë pavarësinë e duhur. Por, në të kundërt me këtë, Komisioni parlamentar i Bujqësisë ka argumentuar se zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme duhet të jetë në varësinë e Kuvendit dhe të funksionojë me vetëfinancim. Këtë e kanë mbështetur dhe ekspertët e kësaj zyre, që kanë theksuar se vetëfinancimi do të sillte përmirësimin e kushteve në shërbimin ndaj klientëve. Duke parë argumentet e dhëna, si dhe përplasjen e mendimeve, deputetët janë shprehur se është e pamundur të merret një vendim, ndaj është kërkuar shtyrja e çështjes, ndërsa është përcaktuar një deputet që do të mbledhë të dhëna më të shumta rreth të dy projektligjeve.
Qeveria
Që në muajin janar të vitit 2003, qeveria ka kërkuar ndryshimin e ligjit për funksionimin e zyrës së regjistrimit të pasurive. Në këtë kërkesë, është theksuar se kjo zyrë do të mbetet një institucion buxhetor, por do të kalojë në varësinë e Ministrisë së Drejtësisë. Sipas strukturës së paraqitur, Zyra e Regjistrimit të Pasurive do të përbëhet nga zyra qendrore dhe ato vendore. Limiti organik i punonjësve të saj do të caktohen me vendim të Kryeministrit dhe me propozim të ministrit të Drejtësisë. Propozimi i qeverisë saktëson se Zyra e Regjistrimit të Pasurive të paluajtshme ka për objekt përgatitjen, mbajtjen dhe administrimin e regjistrave të pasurive të paluajtshme dhe të dokumentacionit që lidhet me to. Kjo zyrë është e detyruar të ofrojë shërbimin e duhur mbi të dhënat që ka mbi pasuritë e paluajtshme.
Komisioni
Komisioni i Bujqësisë, në propozimin e bërë, është shprehur se "institucioni i regjistrimit të tokave do të jetë me vetëfinancim, siç janë në vendet të tjera të zhvilluara dhe nuk duhet të jetë institucion buxhetor. Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe katër anëtarët e Këshillit Drejtues do të miratohen nga Kuvendi dhe do të jenë në varësinë e tij". Me këtë propozim është theksuar se pavarësia financiare do të sjellë një shërbim dhe më të mirë për klientët e zyrës së regjistrimit. Ndërsa kalimi në varësinë e Kuvendit do të sjellë shmangien e abuzimeve të diktuara.