Dvorani: Të plotësohen rekomandimet
08/02/2005 Përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Dvorani, gjatë shpjegimeve që ka dhënë para deputetëve, është shprehur se kalimi i zyrës së regjistrimit të pasurive në varësinë e Ministrisë së Drejtësisë do të sjellë plotësimin e një prej rekomandimeve që kanë dhënë ndërkombëtarët për vendin tonë. "Kalimi në varësinë e Ministrisë së Drejtësisë, është rekomandim i ndërkombëtarëve për decentralizimin e institucioneve", theksoi Dvorani. Ndaj, sipas tij, qëndrimi në varësinë e Këshillit të Ministrave do të jetë një kundërshtim i këtij fakti. Madje, ai ka kundërshtuar dhe kalimin në varësinë e parlamentit, duke theksuar se kjo do të sillte pengesa në marrjen e vendimeve apo në financimin e kësaj zyre. Këto argumente, Ministria e Drejtësisë i ka paraqitur dhe në takimet e zhvilluara një vit më parë në Komisionin parlamenar të Ligjeve, që vendosi të ndryshojë në mënyrë të plotë draftin e paraqitur.