E Diel, 1 Nëntor 2026

Pistoleta e gardistit të vrarë

08/02/2005  Genci Sinës pas kryerjes së vrasjes i është marrë edhe pistoleta. Dëshmitarja Zina Sollaku tha se, Genci kishte pistoletën, por nuk tentoi ta përdorte me kundërshtarin. Për të verifikuar këtë, Prokuroria thirri si dëshmitar dy djem, të cilët e dërguan Gencin në Spitalin Ushtarak, të cilët qëlluan rastësisht. Abaz Sina, kushëriri i Genci Sinës dhe Lorenc Tiranaj, shok i tij, qëlluan rastësisht natën e krimit. Dëshmitari Abaz Sina tha se kishte vënë re makinën e Gencit në mes të rrugës të ndezur. Pasi është afruar i ka lëvizur këmbët, por ka kuptuar se diçka kishte ndodhur. Shoku i tij, Lorenc Tiranaj, del nga krahu i pasagjerit dhe kur i fut dorën në afërsi të zemrës sheh se kishte gjak. Të dy dëshmitarët pohuan se Genci Sina me vete kishte vetëm këllëfin e pistoletës së zbërthyer, por jo pistoletën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›