E Diel, 1 Nëntor 2026

Janar, pranga 84 personave në kërkim

08/02/2005  Policia e Shtetit prangos 84 persona në kërkim për muajin janar. Zëdhënësja për shtyp e këtij dikasteri bën të ditur se, ata akuzoheshin për vepra të ndryshme penale. Ndue dhe Preng Nikolli, Fatmir Tusha, Kujtim Reshmja, Lefter Liçkja, Nazmi Mersala e të tjerë, kërkoheshin për vrasje me paramendim prej shumë kohësh dhe u vunë në pranga vetëm gjatë muajit që lamë pas. Të arrestuarit e tjerë akuzohen për vepra penale të ndryshme, duke nisur nga plagosja, vjedhja me dhunë, armëmbajtja pa leje, dezertim nga ushtria apo falsifikim dokumentesh. Spikatin dhe kapjet e disa personave në kërkim për kundërshtim, për shkak të detyrës së forcave të rendit apo largim nga vendi i ngjarjes së aksidenteve me vdekje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›