Vlerësime për fitoren e PD-së në zgjedhje
01/09/2009 Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, takohet në Slloveni me zyrtarë të lartë ndërkombëtarë
Sllovenia garanton mbështetjen për integrimin në BE dhe liberalizimin e vizave
Fitorja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit është vlerësuar dhe uruar nga zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Europian dhe të Sllovenisë. Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, ka marrë urimet nga këta zyrtarë të lartë gjatë punimeve të Forumit Strategjik të Bledit, i cili zhvillohet në Slloveni, temë e diskutimeve të të cilit është kriza ekonomike ndërkombëtare. Gjatë punimeve të këtij forumi të rëndësishëm, kreu i diplomacisë shqiptare ka zhvilluar takime me zv.ndihmëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Stjuart Xhons. Gjatë këtij takimi zyrtari i lartë amerikan ka përgëzuar ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare të fundqershorit. Biseda me diplomatin amerikan u përqendrua rreth bashkëpunimit mes të dy vendeve. Zv.ndihmëssekretari i Shtetit i SHBA-ve theksoi se mirëpret bashkëpunimin me qeverinë e re të kryeministrit Sali Berisha, si dhe siguroi mbështetjen e SHBA-ve në udhën e vendit tonë drejt integrimit europian.
Gjatë punimeve të forumit ministri i Jashtëm shqiptar është takuar edhe me homologun e tij slloven, ministrin e Punëve të Jashtme Samuel Žbogar, i cili bëri me dije vendimin e qeverisë se tij për hapjen në muajt në vijim të ambasadës së Republikës së Sllovenisë në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Po ashtu ministri i Jashtëm slloven ka garantuar mbështetjen në hapat e Shqipërisë në procesin e integrimin e plotë në Bashkimin Europian. Ministri Samuel Žbogar theksoi edhe mbështetjen e vendit të tij mbi liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë, të cilët do të mund të lëvizin lirshëm drejt vendeve të BE-së. Ministri Lulzim Basha ka pasur një takim të veçantë edhe me Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Marc Perrin de Brichambaut. Gjatë këtij takimi zyrtari i lartë i OSBE-së ka shprehur përgëzimet e tij mbi zhvillimin e procesit zgjedhor në vendin tonë si dhe për fitoren e Partisë Demokratike në to. Vlerësimet dhe urimet e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Marc Perrin de Brichambaut, janë bërë pak kohë para shpalljes së raportit përfundimtar të organizatës që përfaqëson mbi procesin zgjedhor në vendin tonë. Pritet që gjatë muajit shtator OSBE-ja të dalë me një raport të hollësishëm për gjithë procesin, vlerësim i cili do të mbështet në vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Duhet theksuar se zgjedhjet u vëzhguan nga 5 mijë vëzhgues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.
Gjatë punimeve të këtij forumi, i cili zhvillohet mbi krizën ekonomike ndërkombëtare, kryediplomati shqiptar ka mbajtur një fjalim, ku ka evidentuar ecurinë pozitive të ekonomisë shqiptare. Ne seancën e pasdites ministri shqiptar i Punëve të Jashtme mbajti fjalën e tij në panelin “Sfidat ekonomike në Ballkanin Perëndimor”.
Liberalizimi i vizave
Sllovenia do të ndihmojë vendin tonë në procesin e integrimit europian. Ministri i Jashtëm slloven Samuel Žbogar ka garantuar ministrin shqiptar të Jashtëm Lulzim Basha për mbështetjen në hapat e Shqipërisë në procesin e integrimin e plotë në Bashkimin Europian. Ministri Samuel Žbogar theksoi edhe mbështetjen e vendit të tij mbi liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë, të cilët do të mund të lëvizin lirshëm drejt BE-së.
Forumi
Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha ka marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, i cili ka si temë diskutimi trajtimin e krizës ekonomike ndërkombëtare. Gjatë punimeve të këtij forumi kryediplomati shqiptar ka mbajtur një fjalim, ku ka evidentuar ecurinë pozitive të ekonomisë shqiptare. Ne seancën e pasdites ministri shqiptar i Punëve të Jashtme mbajti fjalën e tij në panelin “Sfidat ekonomike në Ballkanin Perëndimor”.