"Presidenti duhet të shprehej për rezultatin e zgjedhjeve"
01/09/2009 Sabri Godo
Presidenti i nderit i Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane, Sabri Godo, shprehet kritik ndaj mungesës së një qëndrimi të Presidentit të Republikës ndaj rezultatit të zgjedhjeve. Në komentin e tij Godo përqendrohet sidomos në qëndrimin e PS-së, e cila ka bërë me dije se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve. Politikani Godo shprehet se shprehja e kreut të shtetit ndaj rezultatit të zgjedhjeve nuk është një detyrim kushtetues eksplicit. “Kushtetuta presupozon se, kur ka një ngjarje politike të madhe që shtrihet mbi të gjitha partitë, atëherë ngrihet figura e Presidentit dhe thotë se si e mendon ai. Njëra palë me sa duket i konteston këto zgjedhje fort, shkon deri atje sa thotë se do të bojkotojë Parlamentin. Krijohet një gjendje jo dhe aq normale, sepse duhet bashkëpunimi i palëve në Parlament për ligjet që kanë të bëjnë me reformat. Në qoftë se kjo nuk do të funksionojë, do të thotë se krijohet një problem për vendin dhe Presidenti nuk mund të rrijë indiferent ndaj problemeve. E parë në këtë kontekst, ndokush mund edhe të thotë se Presidenti me heshtjen e tij u jep një përkrahje indirekte atyre që kontestojnë këto zgjedhje. Nuk mund t’i drejtoj një pyetje të tillë Presidentit, por lë shteg për interpretime”, - ka deklaruar Godo.