Bejleri: Kriteret që do përcaktojmë për kandidatët e Gjykatës së Lartë
TIRANE - Kriteri ligjor, aftësia profesionale si dhe integriteti moral e reputacioni, janë ato çfarë duhet të përcaktojë grupi i punës i ngritur nga Presidenti i Republikës për kandidatët për Gjykatën e Lartë.
Këtë fakt e pohoi dje Manjola Bejleri, kryetarja e Shoqatës së Gjyqtarëve Shqiptarë, në cilësinë e anëtares së grupit të punës të ngritur nga Presidenti. Bejleri pohoi dje se, ajo dhe kolegët e tjerë të grupit janë njohur me faktin se, në Presidencë janë dorëzuar 61 kërkesa juristësh si kandidatë për 7 vendet bosh në Gjykatën e Lartë. Ndërsa gjatë ditës së sotme, deri në orën 16:00 kur përfundon orari zyrtar i punës, pritet të dorëzohen kërkesa të tjera të shoqëruara bashkë me dokumentacionin përkatës. Ndërkohë, pas këtij orari nuk do të pranohet asnjë kërkesë tjetër. Gjatë ditës së nesërme kërkesat e kandidatëve do t’iu dorëzohen anëtarëve të grupit të punës, të cilët nuk do të kenë rol përzgjedhës, por thjesht do t’i sugjerojnë presidentit kandidatët më të përshtatshëm. Kjo do të kryhet nëpërmjet konsultimeve si dhe qartësimit të vakumeve ligjore. Shembull konkret i kësaj është fakti që përcaktohet në ligj ku thuhet se, kandidatët duhet të jenë juristët më të shquar. Në bazë të këtij kriteri është vështirë për t’u përcaktuar se cilët janë juristët më të shquar, pasi thuajse të gjithë kandidatët aktualë dhe ata që pritet të aplikojnë gjatë ditës së sotme janë përfshirë në trajnime dhe botime të ndryshme. Sipas Bejlerit është ekskluzivitet i kreut të shtetit për të dekretuar ata persona që sheh si më të përshtatshëm për postet e gjyqtarëve të Shkallës së Tretë. Anëtarët e grupit të punës pritet që në ditët në vazhdim të kenë një takim me krerët e grupeve parlamentare për të diskutuar dhe marrë prej tyre kërkesat që duhet të kihen parasysh gjatë shqyrtimit të dokumentacionit të kandidatëve. Ndërkohë, burime të tjera pohojnë se për shkak të vakumit ligjor, tashmë ka lindur një konflikt midis anëtarëve të grupit të ngritur nga Presidenti i Republikës dhe konkurrentëve. Gjithçka ka ardhur pas përcaktimit të një kriteri të ri të faktit se gjyqtarët konkurrentë nuk duhet të kenë masë disiplinore nga KLD-ja 8 vitet e fundit. Ky kriter që nuk parashikohej më parë, është vendosur në rregulloren që duhet t’i nënshtrohen konkurrentët, të cilët e kanë kundërshtuar rreptësisht këtë. Mendohet se një pjesë jo e vogël e kandidatëve, që vijnë nga radhët e gjyqësorit kanë marrë masa të lehta disiplinore vitet e fundit dhe mund të humbin të drejtën për të kandiduar vetëm për shkak të këtij kriteri. Ndërsa mendohet se publikimi i këtij fakti mund të ndalojë nga aplikimi i gjyqtarëve të tjerë, të cilët kanë përgatitur kërkesat dhe dokumentacionin shoqërues për t’i dërguar në Presidencë. Grupi i punës u ngrit pak ditë më parë nga kreu i shtetit, pasi parlamenti i rrëzoi atij nëpërmjet votimit të fshehtë pesë kandidatët Kristaq Traja, Medi Bici, Altina Xhoxhaj, Zamir Poda dhe Artan Zeneli, që kishte dekretuar për të marrë postet e lëna bosh në Gjykatën e Lartë. fa.ma.