E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bejonse Knolis: Eshtë e lodhshme të jesh bashkëshorte!



Shkoi në altar me një ceremoni private tepër sekrete në prill të vitit 2008 dhe kjo duket se është një periudhë e lodhshme për këngëtaren Bejonse Knolis. Këngëtarja është e dashuruar me bashkëshortin Xhei-Zi por pranon në të njëjtën kohë se për të mbajtur gjallë lidhjen e tyre i duhet të sakrifikojë mjaft nga vetja. Ndjenjat sipas saj, kërkojnë përkushtim ashtu si të gjitha gjërat e rëndësishme në jetë. “Në martesë duhet të luftosh çdo ditë, por gjithçka ia vlen,- ka shpjeguar Bejonse. Nëse do të më duhet të përshkruaj veten, mund të them me bindje se luftoj për lidhjen time, për karrierën, për të qenë gjithmonë në formë duke hequr dorë nga e preferueshmja ime: çokollata. Është mjaft e komplikuar, por dua gjithçka dhe mendoj se lodhja më shpërblehet”. Knolis është 27 vjeç dhe në lidhje me adresat në internet dhe pjesëmarrjen në to, ashtu siç bën edhe motra e saj Solange, tha se është tepër e vjetër për t’u marrë me të tilla gjëra. “Nuk i kuptoj aspak dhe mund të bëj shumë mirë pa to. Solange është përpjekur disa herë të m’i spjegojë por nuk më tërheqin”. Mënyra përfekte për të ecur përpara është të impenjohesh në punë më të rëndësishme, ën të kundërt rrezikon të kthehesh në shtëpiake e dëshpëruar.

23 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›