E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naomi Kembëll, transferohet në Rusi për hir të dashurisë



Pavarësisht deklaratave të ish-bashkëshortes që më herët deklaroi: “është qesharake, Vladislav është i martuar me mua dhe ne jemi ende çift. Naomi do të mbetet e zhgënjyer nëse mendon të më marrë burrin”, historia mes supermodeles Naomi Kembëll dhe multimilionerit rus Dorin shkon për së mbari. Shkon aq mirë sa Venera e Zezë e cila jeton mes Nju Jorkut dhe Londrës ka vendosur të transferohet në Moskë për të kaluar më shumë kohë me të dashurin e saj. “Naomi dhe Vladislav janë bërë të pandashëm,- ka bërë të ditur një burim,- dhe ajo kaon gjithmonë e më shumë kohë në Moskë. Ai po ndërton një pallat të ri dhe dëshiron që ai të bëhet streha e tyre e re e dashurisë. Naomi është gati të transferohet pasi është tepër e dashuruar me të”. Kembëll dhe Dorin i cili në vendin e tij konsiderohet Donald Trampi i Rusisë kanë rreth një vit që frekuentojnë njëri-tjetrin. Në muajin gusht të vitit të kaluar, Vladislav i dhuroi Naomit një apartament në Brazil që kushtoi 18.5 milionë dollarë.

23 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›