E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lule dhe libra në përvjetorin e Servantesit



Sot është dita e letërsisë spanjolle për ekselencë, duke qenë se koinçidon me përvjetorin e vdekjes së Migel Servantesit dhe festën e San Jordit, në të cilën sipas traditës që nga Mesjeta, dhurohen libra e trëndafila. Qysh prej themelimit të saj, Ambasada e Spanjës në Shqipëri ka promovuar kremtimin e kësaj dite me një homazh special për Don Kishotin, duke ju bashkuar iniciativës së ndërmarrë në atë ditë në kryeqytetet më të mëdha të botës. Njësoj si vitin e kaluar, edhe këtë 23 prill, do të mbahet leximi publik i Don Kishotit në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, i cili kremton njëkohësisht krijimin e departamentit të ri të Studimeve Hispanike. Ceremonia do të konsistojë në dhënien e çmimeve të Konkursit të Dytë “Don Kishoti i Mançës” dhe në leximin publik të veprës me pjesëmarrjen e personaliteteve të rëndësishme të jetës kulturore në Shqipëri si dhe të gjithë atyre që dëshirojnë t’i vënë zërin e tyre tekstit të Servantesit. Këtë vit, për herë të parë Ambasada Spanjolle i bën një homazh dhe autorëve, veprat e të cilëve janë përkthyer nga shqipja në cilëndo nga gjuhët e Spanjës, apo prej këtyre gjuhëve në shqip. Kështu, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja do të mirëpresë programacionin “Spanja dhe Shqipëria në
letërsinë e njëri-tjetrit”, i cili do të ofrojë një tavolinë të rrumbullakët me Ramón Sánchez Lizarralde dhe Fatos Kongolin. Aktiviteti do të mbyllet me projektimin e filmit “Ushtarë të Salaminës”, bazuar në novelën me të njëjtin titull të autorit Javier Cercas, e cila sapo është publikuar në shqip. Dita e Letërsisë Spanjolle kremtohet nga Ambasada e Spanjës në Shqipëri që nga koha e themelimit të saj, duke u shndërruar kështu në një traditë të përvitshme në vendin tonë.

23 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›