E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parandalimi i aksidenteve, policia vendos 1436 gjoba



Vazhdon puna e policisë së Tiranës për parandalimin e aksidenteve. Sipas të dhënave policore, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Ato tregojnë se vetëm gjatë ditës së djeshme nga policia e Tiranës në total janë vendosur 1436 masa administrative me vlerë 1.378 900 lekë, ku vetëm brenda qytetit numërohen 1158 të tilla me vlerë 1.112.900 lekë. Në kuadër të këtij aksioni, janë pezulluar edhe 5 leje drejtimi për shoferët e kapur në gabime me rrezik për kalimtarët.

Durrës

Pa patentë në motoçikletë, goditi për vdekje kalimtaren

Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë 21-vjeçarin Elton Tyçi, lindur në Bulqizë dhe banues në fshatin Shënavlash. Sipas të dhënave policore, arrestimi i tij u bë për arsye se duke udhëtuar me një motoçikletë tip “Jamaha”, 600 cc, pa targa, në Rrugën e Re të Kënetës së Durrësit, ka aksidentuar me pasojë vdekjen 50-vjeçaren Mexhide Xhauri, lindur në Pukë dhe banuese në Tiranë, e cila po kalonte nga një krah i rrugës për në krahun tjetër. Materialet e para hetimore në ngarkim të Elton Tyçit për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor“ dhe “Drejtimit të mjetit pa dëshmi”.

Durrës

Policia arreston 2 të kërkuar për plagosje

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit, mesditën e djeshme. Eduart Meta, 26 vjeç, i shpallur në kërkim që prej fillimit të korrikut është arrestuar në banesën e tij në zonën e plazhit. 26-vjeçari akuzohet si autor i ngjarjes së ndodhur rreth dy muaj më parë kur në një lokal në plazhin e Durrësit, pas një sherri banal u plagosen tre persona. Një tjetër arrestim në banesën e tij në Xhavzotaj, është bërë nga policia e Durrësit ndaj Edmirand Estrefi, 23 vjeç, pasi rreth një muaj më parë tentoi të vrasë një bashkëfshatarin e tij duke i shkaktuar plagë të rënda në trup.

15 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›