E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beka:Strategjia, e domosdoshme për turizmin malor

Turizmi malor do të zhvillohet sipas një plani të mirëstudiuar. Investimet në këtë sektor do të bëhen sipas një plani të studiuar mirë. Ismail Beka, ekspert i Turizmit pranë GTZ-së, shprehet se programet e investimeve në turizmin malor nuk mund të bëhen vetëm nga privatë. Sipas tij, duhet një zhvillim i produktit turistik dhe shumë investime publike. Sipas Bekës, miratimi i ligjit për heqjen e taksave për investimet në turizmin malor me një afat 8- vjeçar duhet që të favorizojë më tepër banorët e këtyre zonave. Vetëm dy ditë më parë, kryeministri Sali Berisha premtoi se shumë shpejt do të miratohet një ligj, sipas të cilit, çdo investim për qëllime turistike në zona malore do të jetë i përjashtuar nga të gjitha taksat për një periudhë 7-8 vjeçare. Shqipëria është vizituar gjatë tetë muajve të këtij viti nga rreth 3 milionë turistë, por asnjë institucion nuk jep të dhëna se sa janë të ardhurat nga ky sektor. Turizmi malor ka qenë i preferuar më shumë nga të huajt, kanë raportuar agjencitë turistike që këtë verë kanë pasur paketa për në Theth dhe Valbonë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›