E Shtunë, 31 Tetor 2026

OST kërkon rritje çmimi me 0.73 lekë për kwh

Kompania publike e Transmetimit të Energjisë, OST kërkon rritjen e çmimit të energjisë për vitin 2012. Burime zyrtare të OST-së bëjnë të ditur se OST i ka kërkuar ERE-s që të miratojë propozimin e saj, që tarifa mesatare e shërbimit të transmetimit të energjisë elektrike për vitin 2012 të jetë në nivelin 0.73 lekë/kwh. OST menaxhon sistemin e transmetimit të energjisë për KESH-in dhe kompanitë private që operojnë prej vitesh në Shqipëri, si CEZ, HEC-et private dhe kompani, të cilat merren me tregtimin e energjisë elektrike. ERE nisi në 27 shtator shqyrtimin e kërkesave për rritje të çmimit të energjisë për vitin 2012 nga tri kompanitë, CEZ Shpërndarje KESH sh.a dhe OST-ja. ERE do të dalë me konkluzionet përkatëse pas shqyrtimit të aplikimeve dhe verifikimeve të nevojshme, të cilat lidhen me monitorimin e investimeve dhe kostot nga të tria kompanitë. CEZ Shpërndarje i ka kërkuar ERE-s miratimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për vitin 2012, mesatarisht 4.5 për qind. Aktualisht, çmimi i energjisë për familjarët është 7.7 L/kwh për brezin e parë të faturimit dhe 13.5 L/kwh për tejkalimin e brezit prej 300 kwh/muaj. Tarifa aktuale e çmimit të energjisë e KESH-it është 0.63 lek për kwh.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›