E Diel, 1 Nëntor 2026

Bekam: Gravesen na ka ndryshuar

26/01/2005  

Mesfushori i kombëtares angleze Devid Bekam ka thënë se blerja e Tomas Gravesen i ka lejuar atij dhe shokëve të skuadrës të jenë më të lirshëm në sulm dhe më të sigurtë në mbrojtje. “Kemi zhvilluar një nga ndeshjet më të mira të sezonit kundër Majorkës- ka thënë Devid Bekam për gazetën e përditshme spanjolle Marca-. Kisha më shumë hapsirë në fushë dhe kjo ishte evidente. Gravesen më ndihoi jashtëzakonisht mua duke krijuar kshtu hapisrë në sulm për Figon dhe Zidanen”. Bekam shton se blerja e Gravesen, një futbollist me karakteristika sulmuese dhe mbrojtëse, ka qënë një goditje mjaft e mirë e Real Madrid në merkaton e dimrit: “Ai është një futbollist shumë i fortë fizikisht. Lufton fortë për topin e parë dhe kjo është shumë pozitive”. Bekam kthehet të flasë për kampionatin spanjoll. Real Madrid dhe Barcelona ruajnë diferencën e shtatë pikëve: “Është shumë e vështirë t`i marrësh pikë Barcelonës në këto momente, megjithëse ne jemi duke dhënë maksimumin tonë. Ata janë një skuadër shumë e fortë dhe solide. Nuk do të jetë e lehtë për ne, por gjithësesi duhet të besojmë deri në fund. Kampionati ka akoma ede shumë ndeshje përpara”. Media spanjoll flet vazhdimisht për largimin e Bekam në fund të sezonit, por vetë futbollisti përgënjeshron: “Nuk do të largohem në asnjë mënyrë nga Real Madrid. Deklaratat kundër Sakit ? Tashmë është zgjidhur gjithçka, Midis meje dhe Arrigos ka raporte shumë të mira“. Real Madrid duhet të ruajë hapin e Barcelonës, ndërkohë që në fund të muajit shkurt fillon Liga e Kampioneve. Sa mund të rrezikojë Reali në kampionat me fillimin e kompeticionit më të rëndësishëm europian ? “Kampionati dhe Liga e Kampioneve janë dy objektivat më të rëndësishme të klubit dhe ne duhet të japim maksimumin në të dyja këto kompeticione. Muajt shkuart dhe mars do të jenë vendimtarë për skuadrën. Atëherë do të vendoset destinacioni ynë. Me Juventusin do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, sepse të gjithë e njohim potenacilin e bardhezinjve. Nuk kemi frikë nga Juventusi, por respekt”- ka përfunduar Devid Bekam.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›