Valencia kërkon Valeri Bozhinov
26/01/2005
Valeri Bozhinov, sulmuesi bullgar i Leçes është në qëndër të merkatos. Pas ofertave të ardhura nga Anglia dhe nga Bolonja e Palermo, duket se destinacioni i ardhshëm i Bozhinov do të jetë Premiera Division. Klaudio Ranieri ka dërguar menaxherët e tij në Itali për t`u takuar me futbollistin, i cili e ka shprehur shpesh herë dëshirën për të veshur bluzën e një skuadre të madhe: “Tek Leçe ndihem shumë mirë. Me Zeman kam raporte të mrekullueshme, por nëse një skuadër e madhe do të interesohej për kartelën time sigurisht që do të mendohem”. Një gjë është e sigurtë: Bozhinov nuk do të largohet nga Leçe gjatë merkatos së dimrit. Klubi salentin nuk ka ndër mend të privohet nga një sulmues që shënon sistematikisht.