Zyrtare: Amauri te Juventusi
Amauri është përfundimisht një futbollist i Juventusit. Sulmuesi brazilian ka firmosur dje kontratën katërvjeçare me bardhezinjtë, nga e cila do të përfitojë rreth 3.5 milionë euro në sezon. Palermo do të marrë 15.3 milionë euro, plus kartonin e Noçerinos dhe bashkëpronësinë e të riut Lanzafame. "Është e vërtetë që interesohej edhe Milani, por Juventusi ishte zgjedhja ime e parë. Kam dëshiruar gjithmonë të luaj në Ligën e Kampioneve dhe tani mund të fitoj edhe titullin kampion", tha Amauri.