E Shtunë, 31 Tetor 2026

Levi kërkon fitore, ka bekimin e Zeqos

Trajneri çek i Skënderbeut, Stanislav Levi, kërkon që ta nisë me fitore aventurën e tij në stolin korçar. Përballë tij do të jetë Kamza, e cila e ka nisur keq kampionatin e saj të parë në superligë me vetëm 3 pikë në katër ndeshje. Megjithatë, presidenti Agim Zeqo i jep të gjithë mbështetjen e mundshme Levit në prag të ndeshjes kundër kamzalinjve. “Kanë kaluar vetëm 72 orë që Stanislav Levi, trajneri i ri i Skënderbeut, është në krye të skuadrës dhe e them me bindje që edhe për trajnerin më të mirë në botë, do të ishte shpejt për të thënë një gjykim të saktë për kaq orë që ndodhet në krye të ekipit. Levin ne e sollëm te Skënderbeu për të bërë ndryshimin dhe shpresoj që të marrim ndryshimin, por sigurisht që nuk mund ta marrim sa hap e mbyll sytë. Të presim dhe të shikojmë Skënderbeun në fushën e lojës, ndërkohë që unë besoj te ky trajner.”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›