E Diel, 1 Nëntor 2026

Bekam: Tifozët forca ime

12/02/2005  Kapiteni i përfaqësueses angleze Dejvid Bekam ka falenderuar në mënyrë publike gjithë tifozët, të cilët nuk e kanë humbur për asnjë çast besimin e tyre ndaj tij pavarësisht nga problemet e kohëve të fundit. Mesfushori madrilen nuk ka shkëlqyer aspak me lojën e tij në Euro 2004 dhe prandaj kritikat në Angli nuk kanë rreshtur kundrejt Bekam. Gjithë skeptikët anglez kërkonin që trajneri suedez Sven Goran Erikson të mos e aktivizonte kapitenin në formacionin titullar për takimin miqësor kundër Holandës. “Sigurisht, më është dashur të përballem me një presion të jashtëzakonshëm, ka komentuar Bekam. Por, për mua gjithçka që është thënë nga kritikat e shumta asnjëra nuk është e vërtetë. Nëse arrin të luash mirë, atëherë menjëherë të presin shumë fjalë dhe vlerësime pozitive. Prandaj unë mendoj se është mirë që të pranosh përgjegjësitë e tua edhe kur paraqitesh negativisht. Në pjesën më të madhe të rasteve ndodh që presioni dhe vëmendja është e lartë kur gjendesh në nivelin më të mirë. Mendoj se pikërisht në një moment të tillë mund të përfitosh për të treguar veten se cili je në të vërtetë. Megjithatë unë deri tani asnjëherë nuk e kam ndjerë veten nën presion sepse mua në përgjithësi më pëlqen një ndjesi e tillë. Më pëlqen shumë që të luaj për ngjyrat e Anglisë. Prandaj zbarkoj në fushën e blertë dhe shijoj çdo moment të kësaj eksperience të mrekullueshme. Është mbështetja e gjithë tifozëve, e cila do të thotë shumë për mua. Gjithçka mund të thuhet kundrejt teje, por nuk duhet harruar se tifozët do të jenë përherë pranë teje. Mbështetja e tifozëve anglez ndaj meje ka qenë me të vërtetë diçka fantastike gjatë këtyre pesë viteve të fundit dhe prandaj unë shpresoj që kjo të mos përfundoj kurrë. Nga ana tjetër jam shumë i kënaqur se po të njëjtën mbështetje kam patur edhe prej tifozëve të Real Madrid. Unë iu jam shumë mirënjohës të gjithëve për besimin e madh që kanë treguar për nivelin e lojës sime”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›