Gripi, thuaji ndal me metoda shtëpiake
12/02/2005 Qumësht, mjaltë dhe portokalle anti-grip
I përpiktë si çdo vit, kinez, rus apo tailandez qoftë, më shumë apo më pak ngjitës, është “plaga” e dimrit. Kundër të cilit, si dje, sot dhe nesër, vlejnë përherë këshillat e urta të gjysheve. Kështu që kundër kollës, teshtimave dhe hundës që kullon, “shërimet” natyrore janë vënë në rend të parë edhe nga specialistët. E para mes të gjithave, portokalle të shtrydhura. Bëhet fjalë për një frut të pasur me veti ushqimore dhe në veçanti, me Vitaminë C, shpjegojnë mjekët, që ndihmon në forcimin dhe përmirësimin e mbrojtjeve imunitare dhe në mbrojtjen nga viruset dhe nga gripi. Mjaft të mendosh se vetëm një portokalle ka aq sasi Vitamine C sa është e mjaftueshme për një ditë të tërë mbrojtjeje nga gripi dhe e bën më të vështirë sëmurjen prej tij. Por edhe qumështi dhe mjalti janë një koktejl ushqyes, që na mbron gjatë muajve të ftohtë. I pari është i pasur me proteina, kalcium dhe vitamina, ndërsa mjalti përmban sheqerna, acide, proteina, kripëra minerale dhe vitamina, “antioksideus të domosdoshëm për t’u mbrojtur nga gripi dhe ftohja”. Merr pikë maksimale edhe trikoja e leshit: ky material ka një përçueshmëri të ulët termike, është higroskopik (domethënë thith lagështirën), mban temperaturën e trupit dhe rrjedhimisht është ideal për muajt e ftohtë të vitit. Në garderobën dimërore nuk duhet të mungojnë as veshje fanelate, bezeje dhe xhersi. Dhe në fund, nuk duhet harruar mëndafshi, i cili është në gjendje të vendosë e të mbajë një temperaturë të qëndrueshme të trupit. Këshilla të tjera të nevojshme antivirus, por, tashmë kur ju ka zënë gripi, është të pish më shumë se zakonisht (të paktën 8-10 gota ujë në ditë) për të rifituar lëngjet e humbura që kanë dalë jashtë nëpërmjet djersitjes ose ekskretimit. Janë të përshtatshëm uji, edhe me sheqer, lëngje frutash, shtrydhje frutash, përzierje çajrash, çajra, kamomil etj., ushqime si, mish të bardhë të pasur me hekur, perime të ziera, fruta të pjekura, të ëmbëlsuar me mjaltë. Në shtrat përdorni veshje të rehatshme dhe me pambuk të lehtë. Pas djersitjes, duhet të ndërroni menjëherë kanotieren, të brendshmet dhe sigurisht, çarçafët dhe batanijet; shmangni duhanin, i cili dobëson mbrojtjet imunitare; për të ndihmuar frymëmarrjen është e këshillueshme të mbahet në dhomë një enë e hapur me ujë ose një peshqir i lagur mbi kalorifer. Duhet kontrolluar që temperatura të mos i kalojë 20-22°C dhe të ndryshohet ajri çdo ditë, duke i mbajtur dritaret e hapura.