Letra e KQ, vendos sanksione kush nuk bën punën prodhuese
12/02/2005 1967
Partia e Punës e Shqipërisë përmes një vendimi të datës 22.4.1967, për herë të parë lëshon disa masa për organizimin më të mirë të pjesëmarrjes së punonjësve të punës mendore drejtpërdrejt në punën prodhuese. Në këtë kohë shpallen dhe aksionet e mëdha kombëtare dhe lokale. Zbardhet për herë të parë dokumentacioni i plotë i vendimit nr.58, nga Partia e Punës së Shqipërisë, Byroja Politike e KQ, mbi disa masa për organizimin e pjesëmarrjes së punonjësve të punës mendore, drejtpërdrejt në punën prodhuese.
Qëllimi ishte që intelektualët të njiheshin më nga afër me jetën dhe punën e punëtorëve e të fshatarëve, për të luftuar “burokratizmin dhe ideologjinë borgjeze e revizioniste”. Kongresi i pestë, i mbajtur në këtë periudhë, u bë flamuri i zbatimit të vendimeve të PPSH-së.
Sa ishte koha e pjesëmarrjes në punën e drejtpërdrejtë në prodhim për punonjësit e dikastereve dhe gjithë inteligjencën? Vetëm mjekët dhe arsimtarët do ta kryenin të plotë profesionin e tyre, porse duke u zhvendosur sërish në fshat. Cila ishte toleranca për gratë e martuara në punën prodhuese. Cilat ishin të gjitha udhëzimet e aparatit të KQ-së për masat organizative të aksioneve dhe punës prodhuese.
Sanksione dhe ndërprerje të ditës së punës nëse punonjësit e punës mendore nuk bëjnë punën e drejtpërdrejtë në prodhim.
Enver Hoxha firmos vendimin e shkurtit të 1967 për nisjen e aksionit të madh kombëtar dhe lokal. Të gjithë kuadrot, punonjësit e punës mendore, janë të detyruar të bëjnë 30 ditë pune në vit drejtpërdrejt në prodhim. Zbardhet i plotë dokumentacioni i dalë nga Byroja Politike e KQ, firmosur nga Enver Hoxha dhe Hysni Kapo.
Partia e Punës e Shqipërisë përmes një vendimi të datës 22.4.1967, për herë të parë lëshon disa masa për organizimin më të mirë të pjesëmarrjes së punonjësve të punës mendore drejtpërdrejt në punën prodhuese.
Qëllimi ishte që intelektualët të njiheshin më nga afër me jetën dhe punën e puntorëve e të fshatarëve, për të luftuar “burokratizmin dhe ideologjinë borgjeze e revizioniste”. Kongresi i pestë i mbajtur në këtë periudhë u bë flamuri i zbatimit të vendimeve të PPSH-së.
***
Qëllimi
Partia e Punës e Shqipërisë
Byroja Politike e KQ
Vendim
Nr. 58 Datë 22.4.1967
MBI DISA MASA PËR ORGANIZIMIN MË TË MIRË TË PJESËMARRJES SË PUNONJËSVE TË PUNËS MENDORE DREJTPËRDREJT NË PUNËN PRODHONJËSE
***
Mjekët dhe projektuesit gjysmën e kohës së punës prodhonjëse ta përdorin për punë të profilit të tyre në fshat në qendrën e punës ku do të kryejnë punën në prodhim.
Arsimtarët që marrin pjesë në zbore, në kohën e punës drejtpërdrejt në prodhim, t’u llogaritet edhe puna në prodhim që bëjnë me nxënësit.
Punonjësit e dobët fizikisht, por që nuk përjashtohen nga puna në prodhim, të caktohen në punëra më të lehta.
Mbledhja e përgjithshme e kooperativistëve, në rast se dëshiron, mund të vendosi sanksione kundrejt atyre që nuk e kryejnë detyrën e caktuar për pjesëmarrjen në punën prodhonjëse, duke u zbritur nga shpërblimi ditët që ata nuk kanë kryer në prodhim, sikurse edhe mund të mos bendosi për një gjë të tillë.
Brigadierët në kooperativat bujqësore kryejnë 150 ditë pune kalendarike në vit drejtpërdrejt në prodhim (duke kryer në një ditë kalendarike jo më pak se një ditë pune të normuar), dhe të shpërblehen sipas rregullores-tip të kooperativave bujqësore. Në qoftë se ata nuk e kryejnë detyrën e caktuar për pjesëmarrjen drejtpërdrejt në punën prodhonjëse, atëherë asambleja vendos që atyre t’u zbriten në fund të vitit, për llogari të shpërblimit, ditët e punës që ata nuk kanë kryer në prodhim.
Në kooperativat bujqësore që kanë më pak se 100 hektarë tokë nën kulturë, si drejtuesit dhe punonjësit e administratës, ashtu edhe brigadierët, të punojnë çdo ditë në prodhim, bashkë me kooperativistët e tjerë, duke kryer gjatë vitit jo më pak se mesataren e ditëve të punës që kryejnë kooperativistët që ata drejtojnë, dhe të shpërblehen sipas rregullores-tip të kooperativave bujqësore. Në qoftë se ata nuk e kryejnë detyrën e caktuar për pjesëmarrjen drejtpërdrejt në punën prodhonjëse, atëherë asambleja vendos që atyre, për llogari të shpërblimit, në fund të vitit t’u zbriten ditët e punës që ata nuk kanë kryer në prodhim, me përjashtim të ditëve që mungojnë për arsye të thirrjes me shërbim nga organet shtetërore dhe të partisë.
Në të gjitha rastet, qoftë për ndërmarrjet shtetërore, qoftë për kooperativat bujqësore, kuadrot gra të martuara, që janë me funksione drejtuese ose në aparatin administrativ, të marrin pjesë drejtpërdrejt në punën prodhonjëse në masën 50 % më pak, në krahasim me ditët e punës që duhet të kryejnë burrat në prodhim.
Komitetet dhe organizatat bazë të partisë, si dhe organet shtetërore, të ndjekin nga afër kryerjen e punës drejtpërdrejt në prodhim dhe në fund të vitit të shqyrtojnë përfundimet e arritura, me qëllim që të përgjithësohet më tej përvoja që do të fitohet për një organizim më të mirë të kësaj pune në të ardhmen.
Byroja politike shpreh bindjen se organizatat bazë të partisë dhe ato të masave, organet shtetërore dhe ekonomike si dhe gjithë punonjësit, do të marrin të gjitha masat për ta organizuar në mënyrë shembullore këtë punë dhe për të siguruar suksesin e plotë të saj në lëmin politik, ideologjik dhe ekonomik.
AQSH. Viti 1967
Gratë e martuara, 50 përqind më pak punë prodhuese se burrat
“Në të gjitha rastet, qoftë për ndërmarrjet shtetërore, qoftë për kooperativat bujqësore, kuadrot gra të martuara, që janë me funksione drejtuese ose në aparatin administrativ, të marrin pjesë drejtpërdrejt në punën prodhonjëse në masën 50 % më pak, në krahasim me ditët e punës që duhet të kryejnë burrat në prodhim.

Byroja politike shpreh bindjen se organizatat bazë të partisë dhe ato të masave, organet shtetërore dhe ekonomike si dhe gjithë punonjësit, do të marrin të gjitha masat për ta organizuar në mënyrë shembullore këtë punë dhe për të siguruar suksesin e plotë të saj në lëmin politik, ideologjik dhe ekonomik”.