Paskuli: Për tri pikë
12/02/2005 Argjentinasi shprehet se do të arrijë të fitojë tri pikët në përballjen me Shkumbinin që drejtohet nga Shkumbini
Java e sotme pritet të dhurojë disa përballje me të vërtetë shumë interesante, ku mes të tjerave spikat edhe ndeshja që do të luhet në Peqin, mes Shkumbinit dhe Dinamos. Në fakt në fushën e lojës do të vihen përballë njëri-tjetrit, Sejdini dhe Canaj. Të dy teknikët e njohin shumë mirë lojën e skuadrave respektive dhe normalisht, do të kërkojnë të shfrytëzojnë çdo element në favor të tyrë. Ndërkohë, trajeri argjentinas i Dinamos, Paskuli, është shprehur se të tijtë, në këtë përballje shkojnë me qëllimin e vetëm për të marrë tri pikët. “Normalisht kjo sfidë është me të vërtetë shumë e rëndësishme dhe e vështirë për ekipin tonë. Ne në fushën e lojës do të futemi me një qëllim të vetëm, të marrim tri pikët. Ne nuk trembemi aspak përpara kësaj sfide, edhe pse përballë veç Shkumbinit, gjejmë edhe teknikun Sejdini, që duhet pranuar se e njeh me të vërtetë shumë mirë skuadrën tonë”. Blutë në këtë periudhë kanë bërë një paraqitje me të vërtetë shumë të mirë. Në tri ndeshjet e fundit, nënkampionët kanë marrë 7-të pikë, por ajo që është më e rëndësishme, qëndron në faktin se tashmë blutë kanë ngushtuar ndjeshëm diferencën me skuadrën e Vllaznisë që renditet e treta. “Duhet pranuar se në ndeshjet e fundit, ecuria e ekipit tonë ka qenë me të vërtetë shumë e mirë. Kemi marrë 7-të pikë në tri ndeshje, përballë tri skuadrave me të vërtetë shumë të forta. Normalisht, edhe në këtë sfidë të radhës, ne do të futemi me qëllimin e vetëm, për të marrë një tjetër fitore. Duke ditur se vijmë nga një periudhë pozitive, besoj se do të mund ta përballojmë këtë ndeshje të ardhshme, me entuziazmin e duhur”. Ndërkohë duke iu kthyer edhe njëherë kapitullit Sejdini, vetë tekniku Paskuli, shprehet se ai ka respektin maksimal për ish-trajnerin e bluve. “Gjithmonë mes nesh ka pasur një raport me të vërtetë shumë të mirë. Të paktën te Dinamo, kemi arritur të mirëkuptohemi gjithmonë. Në këtë ndeshje e kemi si kundërshtar dhe normalisht, do të përpiqemi vetëm të marrim tri pikët. Sejdini e njeh shumë mirë Dinamon, por unë do të thoja që edhe Canaj e njeh shumë mirë Shkumbinin. Në këtë pikëpamje mund të them se, luftojmë me të njëjtat armë. Megjithatë, nëse ne do të arrijmë të luajmë ashtu siç duhet, jam i sigurtë se në fund do të arrijmë të fitojmë. Loja luhet në fushë e ka shumë pak rëndësi, sesa një teknik apo një tjetër, e njeh kundërshtarin”, përfundon trajneri i Dinamos, Paskuli.