Bekam, në dyshim për Juventus
07/03/2005 Kapiteni i kombëtares angleze, Devid Bekham, mund të mos jetë i pranishëm në ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampioneve, përball Juventusit. Bekam u zëvendësua gjatë pjesës së dytë në ndeshjen e së shtunës kundër Valencias, ku ai deklaroi se nuk ishte rekuperuar plotësisht. “Sot u zgjova dhe nuk e ndieja kurrizin”- deklaroi Bekam. “Për disa arsye unë u stërvita shumë dhe mora shumë ilaçe përpara takimit. Nuk isha rekuperuar plotësisht për të zbritur në fushë”- deklaroi Bekam. “Ndiej akoma dhimbje në kurriz. Do të shohim nëse nesër do të përmirësohem”. Por, ylli i Realit të Madridt, po shpreson të jetë i pranishëm në Torino dhe të ndihmojë skuadrën e tij për të mbrojtur fitoren 1:0 në ndeshjen e parë. “Ne duhet të shkojmë atje me besim në vetvete dhe për të kërkuar fitoren. Ne nuk mund të zbresim në fushë duke synuar barazimin, sepse kemi vetëm një gol avantazh. Herën e fundit që isha atje me Mançester Junajtid, ishte me të vërtet emocionuese”, -deklaroi ai. Gjithashtu, ai ishte i kënaqur me barazimin në Valencia edhe pse Baracelona arriti të merrtet pikë të plota në Osasuna, duke e rritur diferencën në tetë pikë. “Nuk është aspak një barazim që më shqetëson, pasi kur udhëton drejt Valencias e di se të pret një ndeshje e vështirë. Por nga ana tjetër, ndihem i dëshpëruar, sepse fitorja ishte shumë e rëndësishme për ne, për të qenë sa më afër Barcelonës”- përfundoi Bekam.