E Diel, 1 Nëntor 2026

Procesi i Bolonjës, që “truri” të mos ikë në Amerikë

07/03/2005  Për të përballuar “emigrimin e dytë” drejt Amerikës, Evropa vendosi standarte për Universitetet

Dikur vendet e Evropës edhe më gjerë populluan Amerikën. Një vend heterogjenë, si nga pikëpamja e kombësive, feve, gjuhëve, por ka shtet, civilizm, strategji. Por veç krahëve të punës Evropa natyrshëm i ka dhënë dhe po i jep Amerikës edhe trurin. Dhe emigrimi i trurit është humbje më e madhe se sa ajo e fuqisë punëtore. Univesitetet e Amerikës janë të famshme për produktivitetin e tyre. Të rinjtë që kanë arritur të marrin një diplomë Havardi, i kanë të hapura dyert për punë dhe sipërmarrësit janë të bindur se nuk do të zhgënjehen dhe duket se nuk janë zhgënjyer. Për të përballuar emigrimin e trurit, Evropa ka vendosur që të rrisë cilësinë e diplomës së lëshuar nga Universitetet e saj. Të parët e ngritën zërin deputetë të Këshillit të Evropës, derisa u vendos që të niste një proces i njëkohshëm në të gjitha Universitetet e Evropës përfshirë dhe Shqipëria.

Edheë shqiptarë drejt Amerikës

Edhe vendi ynë pa dashje po i jep “trurin e vet” amerikës. Çdo vit maturantë që kanë dalë shkpëlyeshëm, që kanë fituar medalje në oplimpiada metematike, fizike, biologjie, apo kimie shkojnë në Amerikë për të studiuar. Janë më pak se bashkëmoshatarët e tyre që shkojnë në Evropë, por sidoqoftë më të mirët e kanë pikësynimin për të shkuar atje, në vendin më të zhvilluar, për të fituar kulmin e zhvillimit. Kështu në Universitetet amerikane studiojnë Albi Bogdani, që mbahet mend si në maturanti i shkëlqyëer i “Harri Fullsit”, Ariel Apostoli, i cili fitoi medalje bronxi për matematikën në olimpiadën Ballkanike, apo vajza Borana Toska.

Jo vetëm të pasurit në Amerikë

Jo vetëm të pasurit e Evropës i dërgojnë fëmijët e tyre në universitetet amerikane, në mënyrë që kur të kthehen t’i drejtojnë sa më mirë punët në pronat e tyre, por dhe familjet intelektuale synojnë që fëmijët e tyre veç inteligjëncës së trazhëguar nga ata, të dalin në jetë më të aftë se sa vet prindërit kur e nisën ata karrierën, pra me një diplomë më të sigurt. Pra, jo vetëm të pasurit, por dhe një mjek, avokat, inxhinjer apo arkitekt, punon për ta diplomuar fëmijën e tij inteligjent në një universitet amerikan. Dhe në këto raste shumë prej tyre nuk kthhet më në vnedin e vet por siguron një vned pune në Amerikë. Dihet që jo të gjithë fëmijët arrijnë të hyjnë dhe të marrin një diplomë nga universiteti amerikan, kështu që të tjerët i përfundojnë studimet në Evropë. Me unviersitetet amerikane në Evropë ahet vetëm diploma e Oksfordit, apo për juridikun Universiteti La Sapienca i Romës.

Universitet në Evropë dhe master në Amerikë

Por shumica e “trurit” studimet i kryejnë në universtetet më të mira të Evropës dhe më pas masterat, apo studimet pasunivesitare i kryjenë në Amerikë. Plarent Tirana u diplomua në Shqipëri, në Universitetin Politeknik, por masterin e kreu në një nga Unviersitetet e Italisë, disa vite punë në Itali dhe specializn tjetër e kreu në një nga Universitet e Amerikës dhe tashmë punon atje. Po kështu dhe Plarent Turdiu, që deri para pak kohësh punonte në Bursën e një prej shteteve të Amerikës. I njohuri si gjeniu shqiptar Lizandër Saraçi përfundoi studimet për matematikë statistikore, por tashmë kryen studimet pasuniversitare dhe punon në Amerikë. Përfundojnë për mjeksi por specializohen për bioteknik, apo gjenetist, për fundojnë studimet për informatikë në Shqipëri, apo në Evropë por përfundojnë masterat për informatikë bankare, apo informatizim avionësh në Amerikë. E për t’u kthyer askush nuk kthehet më.

Implementimi

Universitetet evropiane, kërkojnë zgjatjen e afatit

Karta e Bolonjës, më tepër se një kalim mekanik nga sistemi i notave, apo shkronjave në pikë krediti, nfga sistemi 4 vjeçar në një sistem 3 plus 1 apo 3 plus 2 për inxhinjeritë synon përmirësimin e cilësisë. Por, nga injë implementim formal i procesit, por vuajnë jo vetëm unviersitetet tona, ballkanike por dhe ato Evropiane, por jo më të mirët. Universitetet prestigjoze evropiane nuk jane penguar nga ndryshimet tërësore të programeve dhe të sistemeve të tyre të studimit për të kapërcyer kufijtë nacionale dhe për të afirmuar produktin e tyre cilesor. Pra, karakteristika dominuese e këtyre universiteteve ka qënë në rradhë të parë cilësia, e cila ka garantuar vazhdimësinë e universitetit dhe reputacionin e tij të lartë. Kështu, cdo diskutim për zhvillimin e Arsimit dhe për atë që spekullohet rëndom më shumë: “Ekuivalentimin dhe Njohjen e Diplomes”, duhet të ketë për objekt thelbësor rritjen e cilësisë.

Ndërkohë dhe Unviersitetet e tjera që kanë më shumë se 2 vjet përgatitje sipas një kalendari optimist, kanë kërkuar një shtyrje të afateve sepse në thelb implementimi i Procesit të Bolonjës rezultoi më i komplikuar nga se mendohej. Ndërsa Ministria jonë e Arsimit po përqpiqet që ta implementojë sa më shpejt këtë proces, ndonëse kjo deklaratë është nënshkruar më qershor të vitit 1999 nga të gjitha vendet dhe ne kemi vetëm një vit që kemi nxjerrë rregullore për të implementuar këtë proces.

Thelbi i Procesit të Bolonjës ështe pregatija e specialisteve më fleksibël, me kosto më të ulët, si rrjedhojë e ndiktimit të kesaj dukurie nga tregu evropian i punës. Ështe parë tashmë se në Evropë tregu i punës ka kërkesa jo të pakta edhe për atë kategori

që qendron në mës të Shkollës se Mesme dhe Diplomimit 4 apo 5 vjecar dhe për ata që përfundojnë edhe një master pas kësaj. Pra, diploma nuk mund të ketë më të njëjtën vlerë për të gjithë. .

Përcaktimi i politikës së Evropës për Arsimin

Pas nënshkrimit të Deklaratës së Bolonjës më qershor të vitit 1999 nga të gjithë Ministrat e Arsimit të shteteve të Evropës u nënshkrua dhe Konventa e Salamankës ku u përcaktua procesi që do të ndiqnin universitetet. “Qëllimi ishte politik: institucionet e arsimit të lartë kërkonin të formulonin në mënyrë të qartë synimet dhe objektivat e tyre, parimet udhëheqëse, kërkesat kryesore dhe disa nga vështirësitë që duhet të kapërcehen në rrugën drejt Fushës së Arsimit të Lartë Europian”, deklaron Rektori i Universitetit të Zyrihut, Prof. Dr. Konrad Osterëalder, Rektor, ETH Zurih. Universitet e Europës treguan se synojnë të krijojnë të ardhmen e tyre në kontekstin e ri Europian. Ato shprehen qartë vullnetin e tyre, qëllimin e tyre dhe vendosmërinë e tyre për të marrë përsipër sfidën e Deklaratës së Bolonjës dhe për të qenë aktivë në procesin e ndërtimit të Fushës Europiane të Arsimit të Lartë deri në 2010.

Universitetet

Liri me përgjegjësi:

Universitetet si institucion legal ka nevojë për autonomi dhe duhet të jenë të përgjegjshëm për:

• Planifikim strategjik

• Alokim i fondeve

• Zgjedhja e partnerëve mbi bazë lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, në punë kërkimore dhe në mësimdhënie

• Zgjedhja e fushave kërkimore

• Përcaktimi i kurrikulës

• Menaxhimi i kapitalit njerëzor, punësimi i profesorëve në veçanti

Punesimi në tregun Europian:

Programet e studimit duhet të jenë akademisht të vlefshëm dhe në të njëjtën kohë në përputhje me tregun e punës. Eshtë domosdoshmëri fleksibiliteti në kurrikul dhe në kurset e studimit, ashtu si edhe diversiteti, duke respektuar talente të ndryshme dhe prespektivat e punësimit

Punesimi do të thotë:

• një imagjinatë e zhvilluar mirë

• aftësia për përballur dhe zgjidhur një problem sistematikisht dhe metodologjikisht duke zbatuar dije të përmbatjes

• kapaciteti për të drejtuar proceset sociale

Struktura e përgjithshme e programeve të universitetit dhe çdo element duhet te drejtohet drejt zhvillimit të aftësive personale . Duhet të përgatisin studentët që të përballen me tregun e punës dhe rolin e tyre të ardhshëm profesional (përgatitja për kërkim pune dhe menaxhimi i karierës)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›