Deklarata e Panepirotëve në Amerikë: Enveri rrëzohet për katër ditë
07/03/2005 Çfarë përmbante raporti i shoqërisë “Ta Akrokeravnia”, KKSHL në lidhje me regjimin e Enverit? Si u komentua në Amerikë qëndrimi i Zogut ndaj regjimit komunist? Cila është deklarata e Federatës “Panepirote” në Amerikë?
Çfarë i relatonte OKB-ja Shqipërisë në fund të viteve ’90 për Çamërinë dhe Kosovën?
“Marrëdhëniet shqiptaro-greke gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, përbëjnë një ndër problemet e rëndësishme të historiografisë sonë, ende të pastudiuara. Pikërisht, kjo ka qenë arsyeja kryesore që më ka nxitur për t’i hyrë studimit të tyre, me shpresën se ky kontribut mund t’i shërbente inteligjencës, studentëve dhe lexuesit të gjerë shqiptar”, tregon historiani Beqir Meta, në librin e tij. Botimi “Shqipëria dhe Greqia” (1949-1990), që i paraqitet lexuesit është rezultat i punës kërkimore të Metës në bibliotekat e Shqipërisë, Greqisë, SHBA, Britanisë së Madhe, Turqisë e Bullgarisë dhe në arkivat shqiptare, amerikane e britanike. Ai është vazhdim i studimit të mëparshëm me titull: “Tensioni greko-shqiptar 1939-1949”, botuar në vitin 2002. Në qendër të këtij botimi është situata e krijuar midis Greqisë e Shqipërisë, gjatë periudhës më të gjatë të Luftës së Ftohtë, tendencat e zhvillimit të saj, përpjekjet, vështirësitë, dështimet dhe progresi që u bë për normalizimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke. Janë pasqyruar faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që ndikuan në këtë proces si dhe rezultatet historike të tij.
Sipas shoqërisë “Ta Akrokeravnia”, KKSHL, “jo vetëm që s`kishte fuqi, por gjithashtu urrehet për vdekje pikërisht nga ai popull, të cilin ata pretendojnë ta çlirojnë nga regjimi komunist”. Sipas grekëve, raportet e KKSHL, “jo vetëm reflektonin në mënyrë të gabuar situatën në Shqipëri, por fabrikonin incidente dhe ngjarje në Shqipërinë Veriperëndimore, ku populli nuk ka qenë i interesuar ndonjëherë për çmimin e lartë, që duhet të paguaj dhe sakrificat e mëdha, që duhet të bëjë, me qëllim që të fitojë këto ideale të çmuara kombëtare e politike, të cilat janë esenca e civilizimit perëndimor”. Bashkë me sulmin kundër organizatave kryesore të emigracionit antikomunist, shpreheshin hapur koncepte shqiptarofobe, të cilat politikanët dhe zyrtarët e Athinës i kishin shprehur vazhdimisht në mënyrë më të moderuar. Sipas kësaj organizate “vorioepirote”, “populli i Shqipërisë Veriperëndimore s`ka derdhur kurrë gjak për të fituar këto liri dhe ideale, siç kanë bërë popujt e tjerë demokratik e liridashës dhe siç po bëjnë ata aktualisht sepse, pa këto ideale, nocioni i shtetit të civilizuar ose kombit të civilizuar është i pamundur”. Në fundin e tij, raporti zbulonte edhe qëllimin se, përse e mbante këtë qëndrim diferencues e injorues ndaj gjysmës së kombit shqiptar dhe ndaj KKSHL. Në të thuhej se “kishte një mënyrë tjetër për ta çliruar popullin shqiptar nga zgjedha e Kremlinit, e cila, njëkohësisht, nuk do të rriste tensionet midis Aleatëve Perëndimorë dhe B.Sovjetik”. Pra, siç shihet, emigracioni grek synonte që të vinte në dyshim aftësitë dhe ndërgjegjen e popullit shqiptar për t`u çliruar nga regjimi komunist dhe për të ndërtuar një shoqëri të lirë.
Ashtu si politika greke, ai synonte të diskreditonte dhe t`i hiqte mbështetjen perëndimore emigracionit politik antikomunist shqiptar dhe organizmit të tij drejtues, KKSHL, me qëllim që besimi dhe mbështetja e Aleatëve Perëndimorë të zhvendosej drejt një subjekti tjetër.
Se çfarë synonin konkretisht grekët, e paraqiste më qartë një letër e Federatës “Panepirote” të Amerikës dërguar Sekretarit të Shtetit, Dalles, në janar të vitit 1954.
Ajo, duke iu referuar një deklarate të A.Zogut, i cili ishte shprehur se, pa garantuar pavarësinë dhe integritetin territorial të Shqipërisë, ndonjë veprim i organizuar nga jashtë për përmbysjen e regjimit të E.Hoxhës nuk do të kishte sukses, përpiqej të vinte në dyshim dhe të injoronte aftësitë dhe dëshirën e emigracionit politik shqiptar për të ndryshuar situatën në Shqipëri. Më tej Federata “Panepirote” shprehte besimin se, “Enver Hoxha mund të rrëzohet lehtë, madje, edhe për katër ditë, në qoftë se, në vend që të rrimë e të presim rrëzimin e tij nga veprimi i shqiptarëve jashtë, ne do të shqyrtojmë edhe pjesën vorioepirote të kësaj rezistence”. Pra, ajo kërkonte që, Fuqitë Perëndimore të vendosnin në qendër të aktiviteteve kundër regjimit komunist të Shqipërisë emigracionin grek dhe organizatat “vorioepirote”. Ajo u kërkonte Fuqive “ta studionin mirë çështjen e “Vorio Epirit”, i cili do t`u ofrojë të gjitha garancitë për një lëvizje dinamike në Shqipëri dhe shprehte zellin dhe gadishmërinë e saj për t`u vënë në dispozicion të Fuqive Perëndimore “për ndonjë informacion dhe ndihmë për zgjidhjen e problemit”. Këtu kuptohet qartë se organizatat e emigracionit grek nuk shqetësoheshin për çlirimin e popullit shqiptar nga zgjedha komuniste, pasi ato, jo vetëm që e quanin atë të padenjë për të jetuar i lirë dhe në demokraci por, as që e dëshironin një gjë të tillë. Ajo që dëshironin këto organizata, të cilat vazhdimisht kanë thënë dhe kanë bërë ato, që s`mund t`i bënte hapur qeveria greke, ishte shfrytëzimi i interesave të Fuqive Perëndimore dhe i momentit, kur mund të ndodhte një përmbysje e qeverisë komuniste në Shqipëri, si një rast oportun për aneksimin e Shqipërisë së Jugut nga Greqia.
Në vitin 1958 Federata Panepirote e Amerikës i kërkoi delegacionit amerikan në OKB që, të shtronte çështjen e minoritetit grek në Shqipërinë e Jugut. Duke përsëritur akuzat e vjetra se, qeveria shqiptare, me synimin që të zhdukte popullatën greke, po e persekutonte atë, duke ndarë dhe shpërngulur familje në pjesë të ndryshme të Shqipërisë, duke i imponuar varfërinë, mizerjen dhe sëmundjet vdekjeprurëse, ajo kërkonte që, Asambleja e Përgjithshme e OKB të hetonte situatën e krijuar dhe të frenonte këtë politikë të qeverisë shqiptare.
Presioni i madh dhe veprimtaria e organizatave “vorio epirote” e nxisnin emigracionin politik shqiptar të ishte vazhdimisht i kujdesshëm e vigjilent. Në çastet e vështira, që po kalonte Shqipëria pas prishjes së marrëdhënieve me B.Sovjetik, emigracioni politik shqiptar u kërkoi edhe një herë Fuqive Perëndimore të bënin një deklaratë në përkrahje të pavarësisë dhe integritetit territorial të Shqipërisë. Në nëntor të vitit 1961 Abaz Ermenji deklaroi se, “me qëllim që të tërheqin Shqipërinë në anën e tyre, Fuqitë Perëndimore, në momentin aktual, duhet të bëjnë një proklamatë zyrtare, duke i bërë të ditur botës se, Italia, Greqia e Jugosllavia heqin dorë përgjithmonë nga pretendimet e tyre ndaj Shqipërisë”. Këtë çështje Ermenji e diskutoi edhe me kryetarin e Internacionales Agrare, bullgarin Canko Barev. Ai mori prej tij premtimin se, agrarët, duke u mbështetur në deklaratat zyrtare, që kishte bërë De Goli për çlirimin e popujve të robëruar, do t`u drejtonin një memorandum qeverive të SHBA, Anglisë dhe Francës dhe do t`u kërkonin atyre të bënin një deklaratë në favor të respektimit të kufijve të Shqipërisë. Në fund të dhjetorit të vitit 1961, Barevi i propozoi Zhan Laluasë që, qeveria franceze të ndërhynte pranë qeverive greke, jugosllave dhe italiane për garantimin e integritetit tokësor të Shqipërisë. Krahas kësaj ai kërkoi që ajo të ndihmonte emigracionin politik shqiptar dhe, së bashku me NATO-n, të vepronte për përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri. Edhe KKSHL i Nju Jorkut, nëpërmjet Asamblesë së Kombeve të Robëruara, u kërkoi qeverive amerikane e britanike që të njihnin tërësinë territoriale të Shqipërisë.
Siç e kemi përmendur më lart, aktiviteti i Federatës “Panepirote” të Amerikës, Kanadasë dhe Australisë dhe i organizatave të tjera “vorioepirote” u zgjerua shumë në fundin e viteve 80, kur kriza e brendshme e regjimit komunist kishte arritur apogjeun e saj. Organizatat “vorioepirote” vazhduan të trumbetonin “çlirimin” e Shqipërisë së Jugut dhe po përpiqeshin ta paraqisnin minoritetin grek, si një objekt special të persekutimit nga ana e regjimit, duke i dhënë atij një madhësi e shtrirje gjeografike fantastike e aspak reale. Edhe në këto çaste, emigracioni politik shqiptar, organizatat e tij kryesore, Balli Kombëtar, Legaliteti dhe grupet e tjera politike u konfrontuan ashpër me aktivitetin antishqiptar të emigracionit grek. Ata kundërshtuan planet e propagandën shoviniste të tij. Këtë fakt e vinin në dukje dhe përfaqësuesit diplomatikë shqiptarë në OKB, të cilët, megjithëkëtë, vazhdonin ta shoqëronin aktivitetin e tyre kundër propagandës greke me sulmin edhe kundër emigracionit politik shqiptar. Kështu, në vitin 1989 misioni i Shqipërisë në OKB i relatonte Tiranës: “Është fakt se, deri më sot në asnjë rast nuk është evidentuar përputhje e bashkërendim i veprimtarisë propagandistike të rretheve të mërgatës politike shqiptare me atë të organizatës “vorio epirote”. Por në të kundërt, ata janë konfrontuar ashpër me të dhe, më larg akoma, propaganda e tyre vazhdon t`i bjerë këmbanës për marrjen e Çamërisë dhe të Kosovës, duke kundërshtuar planet shoviniste të qarqeve greke”