Shqipëri, do të vij shpejt...!
07/03/2005 Eliza Dushku
Pavarësisht, se ka lindur në Boston dhe nëna e saj është daneze, aktorja Eliza Dushku, ndjehet shumë shqiptare dhe, në një intervistë të saj, premton solemnisht se do të vijë një ditë në "shtëpi" (në Shqipëri)
"Ju keni mësuar të thoni vetëm jo", tha mbyturazi Dushku, duke porositur vetëm një çaj, e ulur në tavolinën prej druri lisi të errët, në barin e hotelit "Townsend Hotel", në Birmingham. Dushku nuk flet aspak për drogat apo edhe ngasje të ngjashme me to, të cilat mund t’i ndeshësh kudo, dhe te shumë të rinj në Hollivud. Ajo i referohet regjisorit, i cili do t’i japë një rol në filmin e tyre të ri, vetëm në rast se ajo do të luajë edhe skenë nudo, apo edhe për drejtorin artistik, i cili dëshironte të vendoste një fotografi të saj, në kopertinën e ndonjë reviste, në rast se ajo do të vendoste ta finalizonte këtë ide. "Ata do të provojnë çdo rrugë për të më bindur dhe besoj, duke u nisur nga fakti se unë kam luajtur shumë role vjazash të 'këqia'. Ata presin që unë të mos hezitoj. Eshtë pak a shumë si të thonë: "Ajde Eliza, vetëm përpiqu të dalësh me pantallona (apo mbathje) seksi, ok? Por nuk jam në gjendje të mendoj, për atë ç’mund të më ndihmojë në atë momenet. Do të duhet të bëj një gjë të tillë për një kohë shumë të gjatë dhe, në të njëjtën kohë, kam një karrierë për të cilën duhet të mendoj mirë". Dushku ka qene vetë prezente në Detroit, për promovimin e filmit "The New guy", komedinë për të rinj, ku ish-aktorja e "Buffy the Vampire Slayer", bëri një riformulim total, luante, mbi të gjitha, rolin e një vajze të mirë. Dushku është e mendimt se regjisori Ed Decter, duhet ta kishte ngatërruar ata me ndonjë aktore tjetër, kur i kërkoi të luante rolin e Danielës, të dashurën tepër popullore të garipit të një shkolle të mesme, e cila e gjen veten të dashurur më një djalosh të sapoardhur në shkollën e saj, një imcak qullac, i cili transformohet në një djalosh 'palyboy garip', në sajë të ndihmës së një krimineli kariere. "Isha shumë e befasuar kur më kërkuan për këtë rol, pasi është një rol, i cili, zakonisht, shkon te bjondet lozonjare që flasin me embëlsi", thotë Dushku, së cilës huqi i saj për nikotinën, mund t'i krijojë një zë, që pothuajse edhe në këtë moment, ka hyrë në parametrat e territorit të Brenda Vaccaro. "Ndoshta ishte mirë për një ndryshim të mirë". Dushku vjen nga ekrani më një ashpërsi natyrale. E lindur në Boston, ritur vetëm nga nëna dhe me tre vëllezër më të mëdhenj, ajo mësoi që në moshë të vogël, të qëndronte vetë në këmbë. "Mamaje ime ishte modeli më i mirë, që mund të ketë kushdo në jetë. Kemi patur edhe momente të vështira në jetë, por mamaja ime kurrë nuk hoqi dorë nga ato që dëshironte. Ajo është një 'Mormon', por ishte edhe një feministe e zjarrtë, në rast se mund ta imagjinoni këtë kombinim, dhe më sqaroi një gjë që kur isha e vogël, se do të më duhej të luftoja shumë për të arritur atë që më takonte. Natyrisht, të rritesh në një shtëpi me tre djem, edhe ky fakt i bën efektet e veta. Vishja rrobt e tyre, luaja futboll me ata. E vetmja kohë që kam qenë një vajzë ishte në aktrim".
Fillimet e një karriere
Dushku filloi të luante për herë të parë në moshën 10-vjeçare; kur u paraqitën së bashku me një nga vëllezërit e saj në audicionin e një reklame, ku pas një përplasje me të, ra dhe theu hundën. Klithamt e saj dhe gjaku që i ridhte papushim tërhoqën vëmendjen e agjentit të roleve, duke i ofruar asaj një punë në vend të të vëllait. Vetëm pak kohë më pas, ajo do të luante edhe rolin e saj të parë, në vitin 1992, në filmin "That Night", një 10-vjeçare që kishte për idhull një adoleshte me shpirt të lirë që banonte përballë saj. Vitin që pasoi ajo luajti te "This Boy's Life", si vajza e Robert De Niro-s dhe gjysmë-motra e Leonardo DiCaprio. Gjithashtu, në film luante edhe Tobey Maguire, i cili është një shok i saj tashmë dhe, të cilit, i bëri një favor të madh së fundmi, një fakt që e pohon ai vetë. "Kur m’u besua roli kryesor në 'Spider-Man', njerëzit e Sony-it dëshironin të ishin të sigurtë, nëse mund t’i përballoja skenat e aksionit në film", ka treguar ai në një intervistë të tij. "Kështu që kasetën për audicionin e vura së bashku me atë të aksioneve dhe i kërkova Elizës, nëse mund t'i luanim disa pjesë së bashku. Ajo pranoi dhe më bëri të dukesha shumë më mirë se ç’ isha në të vërtetë", ka pohuar Tobey Maguire. Të krijon përshtypjen se është specilazuar për të luajtur rolin e vajzës, po të kujtojmë edhe filmin me Arnold Schwarzenegger, në '94 "True Lies" dhe me Paul Reiser, një vit më pas te "Bye Bye Love". Dushku u duk se i dha fund aktrimit si hobi. Vendosi të ndiqte hapat e mamasë së saj, një mësuese kolegji dhe aktiviste shoqërore, duke u bërë një studente e zellshme e shkecave politike. Por, pas regjistrimit në "Suffolk University", në Boston, iu ofrua roli i Faith, vajzës së fortë. "Mendova se 'Buffy' do të ishte vetëm për disa shfaqje, por më pas u bëra e 'keqe', u ngatërrova me të keqen e madhe, duke dalë si armik i Buffiy-t. Gjëja tjetër që di, është se u bë vazhdë". Dushku vazhdoi me spektaklin edhe dy sezone të tjerë. "Por do të jetoj me këtë rol gjithë jetën", thotë Dushku. "Kudo që të shkoj, njerëzit më pyesin se kur do të kthehem prapë të 'Buffy'". Nivli i besnikërisë ndaj saj është fantastik. Hapi tjetër ishte filmi për të rinj "Bring It On", në rolin e Goth, gjimnastes së "rekrutuar" nga Kirsten Dunst, për të ngritur peshë tifozët e skuadrës. Pastaj "The new guy", një tjetër film policor për të rinj, për të cilin nuk ndjehet aspak keq. "Hej, isha vetëm 21 vjeç, nuk jam edhe aq larg nga ato karaktere. Nuk më interesojnë gjërat e mëdha, por disa role të rinjsh që mund t’i luaj ende, do të vazhdoj t’i luaj". Pas përfundimit të "The new guy", i cili doli pas gati një viti, ajo luajti në "Jay and Silent Bob Strike Back", nën regjinë e Kevin Smith. Por, ndërkohë, ritakohet përsëri me De Niro-n, në një film triller, i bazuar në ngjarje të vërtetë, "City by the Sea", por këtë herë jo si vajza e tij, por si e dashura e djalit të tij, interpretuar nga James Franco, i "arratisur" pas akuzës për vrasje. Pas tre filmave njëri pas tjetërit, Dushku ishte e vendosur të merrej pak me veten dhe të bënte disa pushime, të cilat vazhdojnë ende. Ajo është ftuar të shkojë edhe në Shqipëri, ku ajo është kthyer në një lloj simboli kombëtar, duke qenë shqiptaro-amerikanja më e famshme (në fakt gjysmë shqiptare, pasi nëna e vet është daneze), si aktore, pas vëllezërve Belushi. "Presidenti shqiptar më ka ftuar, madje, për të ndenjtur në pallatin presidencial, por unë duhet të shkoja në promovimn e filmit. Jam e sigurtë që do të shkoj. Mos u mërzit Shqipëri, Eliza do të vijë në shtëpi".