E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ronaldinjo refuzon Çelsin

07/03/2005  Braziliani ka refuzuar “blutë”, sepse nuk i pëlqen mënyra e komunikimit të trajnerit Murinjo

Ylli i Barcelonës, Ronaldinjo, i është përgjigjur deklaratave të Murinjos, duke thënë se ai nuk do të kalonte tek skuadra e Çelsit, pikërisht sepse nuk i pëlqen Murinjo. Si gjithmonë, tekniku i Çelsit, vazhdon të tregojë karakterin e tij mjaft arrogant dhe gjatë deklaratave të fundit, ai ka “thumbuar” sulmuesin brazilian. Trajneri portugez, ka këmbëngulur, se ai nuk do të përdorë bilionat e Roman Abramoviç për të nënshkruar me Ronaldinjon. Nga ana tjetër, sulmuesi i është përgjigjur teknikut nga “Stemford Brixh”, se ai nuk do të nënshkruaj për Çelsin, vetëm nga mënyra e komunikimit të Murinjos. Gjithashtu, ai ka shtuar se nuk është një tifoz i ish-teknikut të Portos dhe mënyra sesi, ai e paraqet veten përpara dhe pas ndeshjes. “Unë preferova Barçën në vend të Çelsit, përpara dy vitesh, sepse dua të luaj për këtë klub dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Unë nuk jam aspak i mërzitur këtu”- deklaroi Ronaldinjo. “Unë kam shumë respekt për Murinjon si trajner, por e di se shumë persona nuk e pëlqejnë mënyrën e tij të komunikuarit me të tjerët. Për mua ky është edhe problemi i tij kryesor, por nuk më intereson. Unë preferoj të bisedojë vetëm në fushë, me anë të golave, lojës së bukur dhe fitoreve. Nuk më interesojnë shumë se çfarë thonë njerëzit përpara dhe pas ndeshjes”- shtoi më pas lojtari më i mirë i vitit i FIFA-s. Ronaldinjo do të mundohet që të tregoi vlerat e tij, në takimin e kthimit në Ligën e Kampioneve në “Stamford Bridge”, ku katalasit mund të udhëtojnë të qetë pas rezultatit 2 : 1 të arritur në “Camp Nou”. Gjithashtu, në këtë sfidë është parashikuar edhe drejtimi i gjyqtarit më të mirë në botë, Pierluixhi Kolina, i kërkuar nga vetë Murinjo, pasi “ai është i vetmi gjyqtar, që mund të garantojë ecurinë e drejtë të takimit”. Në përfundim të ndeshjes së parë, tekniku i Çelsit ka kritikuar gjyqtarin Andres Frisk, për favorizimin e katalanasve dhe akuzoi Frank Rijkards, se i ka folur suedezit në përfundim të pjesës së parë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›