Khalid Boulahrouz flet eksluzivisht për Albania-sport para takimit të 12 shtatorit

Drini Caushi, eskluzive nga Athina
Pas superkupes evropiane ne Monako, ku ekipi i Seviljes njohu humbjen nga Milani me rrezultatin 3-1, i rikthehet ndeshjes se prapambetur per turin kualifikues per champions ligue,AEK-SEVILIA qe u shty per shkak te humbjes se jetes te lojtarit Antonio Puerta. Me kete rast gjetem kohen e menyren,qe ne ate klime te renduar te ekipit andaluzian, ti shkepusim nje interviste lojtarit te kombetares Hollandeze ish lojtari i Hamburgut e Celsit Khalid Boulahrouz ne hollin e hotelit ku ishte I grumbulluar ekipi I Seviljes.Khalid me shume modesti i pergjigjet pozitivisht fteses sone ne ate klime te renduar, ku lojtari i nacionales tulipane zbulon se ishte ai lojtari qe rrinte ne te njejten dhome me A.Puerten, pra.dhimbjen ky lojtar e mik i Puertes e ndjente me shume nga te gjithe,kjo nuk ishte e veshtire te dallohej nga syte e hollandezit.
- Khalid faleminderit per pergjigjen pozitive te fteses sone Boulahrouz: Une ju falenderoj per prezencen tuaj ketu qe te largohem pak nga ato momente te veshtira qe po kaloj me humbjen e bashkelojtarit e shokut tim te dhomes A.Puerta.
- Meqe eshte fjala ke humbja e Puertes, cfare mund te na thoni per shokun tuaj
Boulahrouz:Vertet te gjithe skuadres i mungon shume, sepse te gjithe e donim jo vetem per lojen e tij ,por edhe per karekterin e shkelqyshem te tij.Ishte nje lojtar vertet i ri por me shume eksperience,e kualitet.Person mjaft i kendshem e i dashur, per kete arsye i mungon shume jo vetem familjes se tij por edhe rrethit te tij shoqeror.Une e kisha edhe shok dhome...( lotohet e thote, zoti qofte me ty vella ).
-Te kthehemi tek tema jone, pas 10-ditesh ju do te luani me kombetaren Hollandeze ne Tirane, si e shikoni ndeshjen ?
Boulahruoz: Te them te verteten nuk e njoh fare Shqiperine si vend, sepse eshte hera e pare qe shkoj une dhe kombetarja jone, por mendoj se do te jete nje atmosfere shume e nxehte persa i perket klimes ne stadium qe do te na presi.
- Ado te jete e veshtire per ju per te marre 3 piket ne Shqiperi, kur dihet qe edhe ne i synojme keto pike ?
Boulahrouz: Ne ndeshjen e pare ne u veshtirsuam shume, ne kete e dime mire qe cfare na pret ne Tirane por me rikthimin e R.Vanistelroi e K.Sedorf ne shikojme sigurine qe na mungonte nga eksperienca e tyre. Mendoj qe do te jete nje ndeshje e forte per te dy ekipet.
- Ne Shqiperi keni shume fansa,nje mesazh per to:
Boulahrouz: I falenmenderoj shume por ne kete aspekt jam i sigurt qe do te mbeshtesin ekipin e tyre sic eshte logjike.
- A njihni ndonje lojtar shqiptar ?
Boulahrouz; Kalimi im ne stadiumet e Gjermanise me beri te njoh edhe lojtar nga Shqiperia, njoh Skelen, Lalen, Muratin me te cilin dyluftonim bashke ne ndeshjen e pare ne Amsterdam, ishte nje lojtar shume i shpejte dhe teper i forte dhe njoh me mire nga keto Berishen, meqe kemi luajtur bashke tek Hamburgu .
- Duke ju uruar suksese dhe mirseardhien ne Shqiperi, ju falembderojme per minutazhin qe na rezervuat.
Faleminderit Khalid
Boulahrouz: Kenaqsia eshte e imja dhe urime edhe juve e do shihemi
ne Shqiperi.
Boulahrouz ne duel me Messin
Intervistoi nga Athina : Drini Caushi
Intervistoi nga Athina : Drini Caushi