Flash: Shkëndija dhe Renova pa trajner

Të hënën në mbrëmje dorëheqje nga pankina “kuq e zi” , ka ofruar kryetrajneri i deritanishëm i “kuq e zinjve”, Qatip Osmani për të cilin kjo është dorëheqja e dytë. Kryetari i K.F”Shkëndija’79”, Samet Rasimi tha për Albania-Sport, se herën e parë nuk i’a ka pranuar kryesia e klubit dorëheqjen Osmanit. “Të hënën në mbrëmje Qatip Osmani ka ofruar dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetrajnerit në prezencë të kryesisë së klubit dhe kjo dorëheqje e tij u pranua. Kryesia e falemenderon Osmanin për kontributin e dhënë në skuadër dhe i uron suksese,”tha Rasimi.
Ndërkohë Rasimi nuk deshi të potencoj se kush do të jetë njeriu numër një që do të marë nën udhëheqje postin e kryetrajenrit.”Për këtë do të informoheni në ditët në vazhdim për momentin nuk ka emra konkret tha kryetari i Shkëndijës, Rasimi.
Nga ana tjetër Rasimi u shprehë se nuk mundë të jetë fajtor trajneri i skuadrës për rezultatet kur dihet se ndeshja e fundit ishte kurth i përgatitur ndaj Shkëndijës. “Në ndeshjen ndaj Napredokut humbëm pasi që referët ishin të përgatitur për të na dëmtuar edhe atë me dy penallti thjesht ky skenar ishte përgatitur nga vendasit,” u shprehë Rasimi.
Seancat stërvitore do ti udhëheq ndihmës trajneri Jeton Nesimi së bashku me trajnerin e portierëve Enver Ramadani.
Edhe Renova pa trajner
- Pas xhiros së pestë ku skuadra e Renovës barazoj në fushë të vetë kundër Bashkimit të Kumanovës (1:1) ngeli pa kryetrajnerin Vllatko Kostov i cili dha dorëheqje të parevokueshme menjëherë pas takimit. Arsyet sipas Kostov për dorëheqjen e tij kanë qenë rezultatet e dobëta që ka shënuar skuadra e Renovës duke mos e aritur qëllimin që të jetë më lartë tabelës së klasifikimit..
Nga ana tjetër drejtori sportiv i K.F”Renova”, Lirim Saiti, deklaroi per Albania-Sport, se ky ishte vendimi i trajnerit Kostov pasi që rezultatet ishin të dobëta. “Fillimisht nuk ja kemi pranuar dorëheqjen mirëpo askënd s’mund të ndalim me zorë që të jetë pjesë e skuadrës sonë. Mundë të them vetëm fjalë të mira për Vllatko Kostovin pasi që bëhet fjalë për një trajner me perspektiv mund të shkojë në cdo klub dhe ti ketë dyert hapur,”tha Saiti.
Sa i përket se kush do të zëvendësoj Kostovin në bankinën e nxehtë të Renovës, drejtori Saiti tha se për momentin nuk ka emra konkret. “Skuadrën do ta ketë në udhëheqje për ndeshjet e ardhshme ndihmës trajneri Faruk Jonuzi dhe trajneri i portierëve Samet Zendeli. Sa i përket emrit të kryetrajnerit për momentin nuk ka asnjë kandidat potencial,”u shprehë Saiti
Vullnet Dauti