E Diel, 1 Nëntor 2026

Bekenbauer: Bajerni fiton 1-0, me gol në minutën e 89-të

 

Ish-presidenti i Bajernit të Mynihut, Franc Bekenbauer, përveç eksperiencës së tij si drejtues ka shprehur dhe iluzionet e tij si një parashikues i vërtetë. Si një njohës i futbollit, ai ka dhënë mendimin e tij për fatin e takimit të sotëm në të përditshmen italiane “La Gazzeta dello Sport”. “Juventusi është një skuadër e fortë, e cila mbrohet mirë. Por kam përshtypjen se ‘Zonja e vjetër’ do të pësojë një humbje dramatike dhe shumë të hidhur në limitin e fundit të lojës. Bajerni i Mynihut do të fitojë me rezultatin 1-0, konkretisht me një gol të shënuar në minutën e 89-të. Në këtë mënyrë, Juve nuk do të ketë kohë të barazojë, duke përjetuar kështu një tragjedi”. Në këtë mënyrë ka parashikuar se do të shkojë kjo sfidë, ish-presidenti i Bajernit të Mynihut, Franc Bekenbauer.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›