E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinjo në fushë kundër Zyrihut

 

Kuqezinjve u duhet një fitore ndaj Zyrihut për kualifikimin Milani do udhëtojë në fushën e Zyrihut për të marrë tri pikët dhe për të qenë i qetë porsa i përket kualifikimit.Kuqezinjtë mund të kalojnë raundin tjetër edhe nëse humbasin, por që edhe Marseja të humbasë përballë Realit të Madridit. Në sfidën e parë kundër zviceranëve, kuqezinjtë surprizuan tifozët e tyre, pasi u mundën në shtëpi me rezultatin 0-1. Ka qenë një gol i Tihinen, ai që fundosi ekipin e Leonardos në ndeshjen e parë. “Zyrihu e tregoi se është një skuadër që mund të dhurojë surpriza, por ne mësuam shumë nga humbja ndaj tyre dhe na shërbeu për ecurinë në ndeshjet e ardhshme. Në këtë sfidë shkojmë me një moral të lartë dhe pas një ecuri pozitive. Kualifikimi? Gjithçka varet nga ne. Fati i Milanit është në dorë të Milanit. Unë i besoj Ronaldinjos dhe mendoj se i kemi të gjitha shanset për të fituar në Zvicër dhe unë jam optimist se do e bëjmë një gjë të tillë”, tha trajneri Leonardo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›