E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama, takime me krerë të PS në Evropë

 

Një delegacion i Partisë Socialiste ndodhet në Pragë, ku po merr pjesë në Kongresin e partive socialiste evropiane. Bashkë me kryetarin socialist, Edi Rama, në Pragë ndodhen dhe sekretarja për marrëdhëniet me jashtë, Arta Dade, dhe deputetët Taulant Balla, Ditmir Bushati dhe Arben Ahmetaj. Gjatë ditës së parë të kongresit, kryetari socialist Edi Rama zhvilloi disa takime me drejtues të ndryshëm të partive të majta në Evropë, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ayala. Gjithashtu kreu socialist zhvilloi disa takime me drejtues të ndryshëm të partive të majta në Evropë, mes të cilëve me Pier Luixhi Bersani, kryetar i Partisë Demokratike Italiane, ish kryeministrin D’Alema, me Komisioneren në Komisionin Evropian Maria Damanaki, me Kryetarin e Partisë Social Demokrate Gjermane, Gabriel Sigmar, me Branko Cervenkosvsky, kryetar i LSDM - ish President i Maqedonisë dhe me kryetarin e Partisë Socialiste bullgare, Sergey Stanishev. Gjatë këtyre takimeve, kreu socialist i ka njohur ata me zhvillimet politike në Shqipëri, sidomos pas zgjedhjeve të 28 qershorit, ndërsa i ka argumentuar atyre qëndrimin e kushtëzuar të deputetëve të saj me parlamentin e dalë nga këto zgjedhje. Kreu socialist Edi Rama ka kërkuar një partneritet të shëndoshë dhe bashkëpunim më të ngushtë me të gjitha partitë socialiste dhe socialdemokrate anëtare të PSE-së. Kryefjalë e takimeve ishte forcimi i demokracive, por dhe i demokracisë së brendshme të partive. Bashkëbiseduesit kanë hedhur idetë e tyre dhe për të majtën e re, e cila është dhe një nga temat qendrore të punimeve të kongresit të socialistëve evropianë, që po zhvillohet në Pragë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›