E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfida e Robenit: E mund unë Juventusin

 

Në mbrëmjen e sotme do të përcaktohet skuadra e dytë kualifikuese e grupit A. Do të zbarkojë sot në stadiumin ‘Olimpiko’ të Torinos, armata bavareze e holandezit Luis van Gal, e cila do të vendosë fatin në transfertën vendimtare kundër Juventusit. “Sot është dita më e rëndësishme e skuadrës ku do të shpaloset puna dhe mundi jonë. Trajneri duhet të bëjë zgjedhjen e duhur, pasi nuk kemi kohë të hipotizojmë plane të tjera. Lufta është e hapur dhe unë do ta fitoj këtë sfidë. Juventusi është prekur nga virusi ‘frikë’ dhe nëse humbasin e dinë se çfarë i pret. Ata mund të mbrohen dhe të presin shanset e tyre, pasi kjo është loja tipike italiane, por asnjëherë nuk kam për të qëndruar pasiv kundër tyre, përkundrazi korrja e një fitoreje të madhe është në qendër të vëmendjes sime”, deklaroi ylli holandez Arjen Roben

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›