Meta takon Ministrin e Jashtëm çek
Zv. kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta u prit dje në një takim të veçantë nga Zv. kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës çeke, Jan Kohout. Gjatë takimit u diskutua mbi integrimin evropian të Shqipërisë dhe mbi thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Meta dhe Kohout i vlerësuan marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Çekisë si shumë të mira dhe shprehën vullnetin e ndërsjelltë për t’i çuar ato në një nivel më të lartë, si në planin bilateral, ashtu edhe në atë shumëpalësh. Ministri i Jashtëm shqiptar shprehu mirënjohjen e Qeverisë shqiptare për mbështetjen çeke, për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, si dhe për ndihmesën e dhënë gjatë aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, që u pranua nga Presidenca çeke e Unionit në prill të këtij viti.