Bekenbauer: Balaku do të bëjë diferencën
Për presidentin e Bajernit të Mynihut dhe idhullin e futbollit gjerman, Franc Bekenbauer, lojtari që do të bëjë diferencën në finalen e sotme midis Gjermanisë dhe Spanjës do të jetë mesfushori i Çelsit, njëkohësisht kapiteni i skuadrës së Joakim Lëvit, Mikael Balak.
Një ditë përpara finales, “Kaizeri” është shprehur në një intervistë mbi rolin që do të ketë Balak.
Të dielën në mbrëmje do të luhet finalja e kampionatit evropian Gjermani-Spanjë. Cila nga skuadrat është favorite sipas jush?
Shanset janë 50 me 50. Nëse spanjollët do të paraqiten ashtu siç luajtën në pjesën e dytë kundër rusëve, atëherë kanë mjaft shanse për ta fituar këtë trofe. Por nëse Gjermania do paraqitet si ndaj Portugalisë, atëherë unë jam mjaft optimist që skuadra jonë do të triumfojë.
Spanjollët gjatë gjithë turneut kanë shkëlqyer me lojën e tyre, rezultatet e skuadrës sonë kanë qenë vazhdimisht në luhatje. Si do e vlerësonit paraqitjen e deritanishme të skuadrës gjermane?
Paraqitjet tona nuk kanë qenë dhe aq konstante. Përballë Polonisë luajtëm mirë, ndaj Kroacisë fare mirë, ndërsa kundër Austrisë nuk arritëm të bindnim. Pastaj, në çerekfinale me Portugalinë bëmë një paraqitje mjaft të mirë, ndërkohë në gjysmëfinale kundër Turqisë luajtëm me një nivel mesatar. Po t’i referohesh këtij rregulli, atëherë na bie që këtë ndeshje ta luajmë mirë.
Çfarë roli do i besonit kapitenit Mikael Balak në finale?
Të them të drejtën, kam një parandjenjë të mirë. Për Mikael Balak, kjo është mundësia më e madhe për të arritur titullin e tij të parë ndërkombëtar. Prandaj, ai vrapon më shumë dhe lufton më tepër nga të gjithë. Balak është një udhëheqës absolut në fushë, ai e dirigjon ashtu siç duhet skuadrën. Mikael Balak do jetë çelësi i fitores ndaj Spanjës.
Mesfusha spanjolle ka bindur gjatë këtij Evropiani. Sa të fortë do i vlerësonit ju ata?
Pjesa e dytë kundër Rusisë ishte më e mira që kam parë nga spanjollët në dhjetë vitet e fundit. Janë shumë të mirë teknikisht dhe nuk pasojnë gabimisht. Më kanë mahnitur me paraqitjet e tyre gjatë këtij Evropiani.
Mbreti Huan Karlos do jetë në tribunë. Kush do festojë në fund të ndeshjes, mbreti apo “Kaizeri”?
Jam ulur shpeshherë pranë mbretit të Spanjës në një tribunë, kur ka luajtur Bajerni i Mynihut ndaj Realit të Madridit në Ligën e Kampioneve. Dhe gjithnjë kemi humbur ne, ndaj shpresoj që të mos jetë një ogur i keq për ne.
Cili do ishte parashikimi juaj?
Nëse do luajmë me të njëjtin intensitet si ndaj Portugalisë, atëherë do fitojmë ne. Për mua do ishte më mirë që 90 dhe 120 minutat të mbyllen në barazim të disa golave dhe në fund ne të fitojmë nga pika e bardhë e penalltisë, pasi do jemi më të qetë nga nervat. Kjo do ishte një reklamë mjaft e mirë për futbollin.
Çfarë reagimesh prisni nga Gjermania, në rast fitimi?
I gjithë kombi do festojë në maksimum. Që tani shihet se çfarë po ndodh në rrugët e Gjermanisë. Do jetë pa diskutim një festë gjigante, për këtë jam shumë i sigurt.