E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtimi, Balak është në dyshim

Lajme të këqija nga kampi i përfaqësueses gjermane. 

 Kapiteni i skuadrës, Mikael Balak, rrezikon të mos jetë i gatshëm për ndeshjen finale kundër Spanjës sot në mbrëmje. Sipas informacioneve të gazetës gjermane “Bild”, mesfushori 31-vjeçar i skuadrës së Çelsit ka probleme me pulpën dhe nuk do jetë në seancën e fundit stërvitore që do bëjë skuadra e Joakim Lëvit në stadiumin e Vjenës “Ernst Hapel”. Vendimi përfundimtar për aktivizimin e kapitenit Balak në finalen ndaj Spanjës do të merret vetëm në çastet e fundit, pak përpara ndeshjes, nga mjeku i skuadrës, Dr. Muler Volfhart. Edhe në Botërorin e 2002-it, kapiteni gjerman e ka humbur finalen ndaj Brazilit si pasojë e një kartoni të verdhë, marrë në gjysmëfinale ndaj Koresë së Jugut. Tani e gjithë Gjermania shpreson te aktivizimi i kapitenit Balak, i cili kishte marrë shumë përsipër për këtë Evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›