E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekenbauer: Gjermania enigmatike

Franc Bekenbauer e ka komentuar kështu gjysmëfinalen: “Kjo ishte një betejë! Nuk ishte një gjysmëfinale e bukur, por 90 minuta luftë. Si fillim komplimente turqve: 

Ata kanë luftuar me gjithçka që kishin mundësi deri në sekondat e fundit të ndeshjes dhe për pak mund t’ia kishin dalë mbanë. Po formacioni ynë? Ai po bëhet nga ndeshja në ndeshje akoma edhe më shumë enigmatik. Një ndeshje e mirë kundër Polonisë, një e dobët kundër Kroacisë, një ndeshje e orientuar vetëm në rezultat kundër Austrisë, një paraqitje e shkëlqyer kundër Portugalisë dhe tani një paraqitje e tillë kundër Turqisë. S’e di nëse sistemi 4-2-3-1 është i duhuri për skuadrën tonë, por s’ka rëndësi, Gjermania ndodhet në finale”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›