Nis Era e Re për British Airways
Linja e re e varur nga “British Airways”, OpenSkies do të nisë fluturimin e saj të parë më 19 qershor 2008 mes aeroporteve “Orly” të Parisit dhe “JFK” në New York.
OpenSkies do të operojë në shërbime të përditshme mes Parisit dhe New York-ut me avion të tipit Boeing 757 me një kapacitet deri në 82 persona. Shefi Ekzekutiv i “British Airways” Williw Walsh tha: “Ky është një kapitull i ri shumë ngacmues në historinë tonë, pasi për herë të parë do të fluturojmë direkt mes pjesës kontinentale të Evropës dhe SHBA-së. Kjo linjë do t’i përgjigjet shpejt kërkesave gjithnjë në rritje të klientëve. OpenSkies ka një çmim të ulët bazë dhe mbështetjen e “British Airways” në pika kyçe. Kjo e diferencon nga disa linja të reja ajrore që kanë dështuar së fundmi”, tha ai. Klientët e OpenSkies mund të zgjedhin mes tre kabinave në avion. Biz-kabina e klasit të biznesit ka 24 vende që shndërrohen në të vetmin shtrat të sheshtë në tregun e fluturimeve Paris–New York. Prem+ ofron 28 vende ndërsa klasi ekonomik ka vetëm 30 vende, duke ofruar një ambient më pak të ngarkuar dhe një shërbim më të kujdesshëm. Të gjitha vendet ulëse kanë njësi argëtimi personale me një program prej më shumë se 50 orësh dhe pasagjerët mund të shijojnë vakt të shijshëm, të freskët e të shëndetshëm. Për më tepër, të gjithë klientëve të OpenSkies do t’u ofrohet shërbimi falas i asistimit nga momenti që rezervojnë biletën e deri në momentin që e lënë avionin. Agjentët që do të kryejnë këtë funksion do të jenë folës të disa gjuhëve të huaja. Ata do të ofrojnë shërbimin e tyre nëpërmjet e-mail-it, telefonit me kërkesa që përfshijnë hotelin dhe rezervimet e restoranteve si edhe organizimin e guidave turistike. Destinacione të tjera që po planifikohen të futen në listën e fluturimeve të kompanisë janë: Amsterdami, Brukseli, Frankfurti dhe Milano.