Spanja shkatërron Rusinë
Spanja në finale. Kombëtarja iberike nuk kursen më asnjë kundërshtar dhe ka siguruar me mjeshtëri pjesëmarrjen në ndeshjen e fundit të kampionatit Evropian.
Në një ndeshje ku pritej që Rusia e Gus Hidink të vazhdonte të dhuronte magji në fushën e lojës, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ndeshja ka nisur mjaft e qetë, me të dyja skuadrat që u munduan të jenë sa më të sakta faktikisht dhe të përqendrohen te mos pësimi i një goli. Djemtë e trajnerit Aragones arritën të jenë më dominues në fushën e lojës, duke krijuar edhe disa raste të mira për shënim në pjesën e parë, gjithsesi dyshja David Vila-Fernando Torres nuk u duk në një formë shumë të mirë gjatë minutave të para. Ndërkohë, në minutën e 35-të të lojës, golashënuesi më i mirë i Evropianit për momentin, David Vila u detyrua të dalë nga fusha e lojës për shkak të një dëmtimi në këmbën e djathtë. Në vendin e tij hyri ylli i skuadrës së Arsenalit, Cesk Fabregas, i cili i dha më shumë ide aksioneve të skuadrës. Në fakt, 45-minutëshi i parë i lojës u mbyll në barazim pa gola, duke lënë spektaklin për në pjesën e dytë. Pikërisht në minutën e 50-të të lojës, Spanja nuk hezitoi të kalonte në avantazh. Andres Iniesta gjuajti një top në brendësi të zonës, i cili u shfrytëzua mjaft saktë nga Ksavi Hernandez. 1-0 për Spanjën dhe lojtarët e kombëtares ruse u nervozuan akoma më shumë në lojë, duke bërë akoma më shumë gabime. Në minutën e 69-të të lojës, Fernando Torres doli nga fusha, për të hyrë Dani Guiza, i cili në fakt vendosi firmën e tij në këtë takim. Kishte vetëm pesë minuta në fushë dhe arriti të shënojë, duke dyfishuar avantazhin e skuadrës së tij. Për sulmuesin e Majorkës, ky ishte edhe goli i dytë në Evropian, pasi kishte shënuar më parë përballë Greqisë, në fazën në grupe. Nga ana tjetër, Rusia u duk mjaft e lodhur fizikisht, duke mos arritur të shpërthejë me aksione sulmuese, të paktën ashtu siç ka bërë në ndeshjet e fundit. Për më tepër, ndërkohë që pritej reagimi i djemve të trajnerit Gus Hidink, kanë qenë sërish spanjollët që kaluan në avantazh dhe këtë herë ishte David Silva ai që gjeti rrugën e rrjetës, duke vulosur kështu një fitore mjaft të rëndësishme për kombëtaren e tij. Spanja në finale dhe përballë do të ketë kombëtaren e Gjermanisë. Një përballje mes dy titanëve të futbollit kontinental, të cilët do të kërkojnë të ngrenë trofeun në këtë edicion.
Rusi – Spanjë 0-3
Golat: Ksavi 50’, Guiza 73’, Silva 82’
Rusia (4-1-3-2): Akinfejev, Aniukov, Berezutski, Ignasheviç, Zhirkov, Semak, Zirianov, Semshov (Biljaledinov 56’), Saenko (Siçev 57’), Pavliuçenko, Arshavin
Trajner: Gus Hidink
Spanjë (4-4-2): Kasiljas, Ramos, Marçena, Pujol, Kapdevila, Iniesta, Sena, Ksavi (Alonso 56’), Silva, Vila (Fabregas 35’), Torres (Guiza 69’)
Trajner: Luis Aragones
Kartona të verdhë: Zhirkov, Biljaledinov
Arbitër: Frank de Bleker
Spektatorë: 52,000