Lehman: Ne, ‘turqit’ më të mirë
Nuk ishte një mbrëmje e mirë për portierin e Kombëtares gjermane, Jens Lehman, i cili në të dy golat e pësuar nuk ka bërë një paraqitje të mirë.
Por sërish ai ndihet shumë i lumtur për kualifikimin e skuadrës për në finalen e ditës së diel në Vjenë.
Si e përjetuat minutën e fundit të ndeshjes?
Me dëshirë do kisha dalë edhe unë përpara. Por duke parë atë që kanë treguar turqit në këtë kompeticion qëndrova në portë, duke paralajmëruar shokët e skuadrës.
Kishit shumë probleme, jo vetëm në mbulimin e lojtarit. Cilat shin arsyet?
Të gjitha skuadrat që kanë bërë gjashtë ditë pushim, kanë pasur probleme me gjetjen e ritmit. U vu re mjaft qartë që e kishim shumë të vështirë të hynim në lojën tonë. Pasi kaluan pesë minutat e para, e dinim që do të ishte një ndeshje tepër e vështirë. Goli i Shvajnshtaiger ishte mjaft i vlefshëm, pasi na riktheu sërish në lojë.
Erdhi si pa u menduar?
Kështu krijohet miti për Gjermaninë, që nga çdo situatë arrijnë të shënojnë.
A ishte një problem për ju, që kundër Turqisë ishit favoritët kryesorë?
Është shumë e vështirë për të thënë se pse nuk arritëm të futeshim në lojën tonë. Me sa duket, gjashtët ditët e pushimeve ishin shumë të gjata. Ne ishim ‘turqit’ më të mirë, pasi edhe ata vetë nuk e kishin menduar se pas golit të barazimit, ne do ktheheshim sërish.
Çfarë i bëri turqit kaq të fortë?
Ata ishin shumë të lëvizshëm në fushë dhe përveç kësaj, ishin edhe shumë të sigurt në mbajtjen e topit. Është shumë e vështirë të luash kundër tyre.
Lahm është zgjedhur si njeriu i ndeshjes. A është e drejtë kjo?
Skuadra është e rëndësishme. Por me golin e shënuar, ajo caktoi episodin e ndeshjes.
Në finale ju pret sërish një skuadër mjaft e fortë në qarkullimin e topit. A ju përshtatet ju një skuadër e tillë?
E shpresojmë një gjë të tillë. Ne kemi të gjithë shumë besim. Kjo është shumë e rëndësishme.