Qeveria e Kosovës e UNMIK: Kuvendi serb në veri, ilegal
Politikanët e huaj dhe vendas në Kosovë kanë reaguar ndaj vendimit të strukturave serbe për të ngritur një parlament paralel në Mitrovicë, duke e vlerësuar atë si ilegal.
Vendorët dhe ndërkombëtarët në Kosovë u shprehën kundër këtij vendimi. Kreu i ri i UNMIK-ut, Lamberto Zannier tha se veprimi i serbëve lokalë nuk mund të shihet se ka qëllime operative, por roli i saj më shumë është simbolik. UNMIK i ka cilësuar si të pavlefshme këto struktura paralele që po ngrihen bazuar mbi zgjedhjet ilegale të 11 majit në Kosovë, por nuk ka bërë asnjë veprim për të penguar apo ndaluar realizimin e tyre. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeparlamentari, Jakup Krasniqi thanë se krijimi i “parlamentit serb” në territorin e Kosovës ishte krejtësisht ilegal. Serbët e Kosovës kanë vendosur që më 28 qershor të formojnë të ashtuquajturin “Kuvend të Bashkësive të Komunave të Kosovës”, i cili sipas tyre, ka për qëllim pengimin e krijimit të një shteti tjetër shqiptar në Ballkan. Ndërkohë lidershipi kosovar dhe ndërkombëtar në mënyrë të vazhdueshme ka deklaruar se nuk e njeh një kuvend të tillë dhe veprimtarinë e tij e kanë cilësuar ilegale. Por kryeadministratori i Kosovës, Lamberto Zannier e ka minimizuar emergjencën e kësaj situate, duke e quajtur krijimin e këtij kuvendi më shumë akt simbolik sesa operativ. Sipas Zannierit, ky kuvend nuk mund të ndryshojë shumë në realitetin e krijuar pas hyrjes në fuqi të kushtetutës. Presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu e quan ilegale krijimin e një kuvendi të tillë dhe vlerëson se, struktura të tilla kanë për qëllim destabilizimin ndëretnik në Kosovë. Ndërsa kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi tha se Kosova tani më ka kushtetutën e saj, dhe çdo mekanizëm që vepron në Kosovë duhet të jetë konform saj. Ndërkohë, lëvizja “Vetëvendosje” ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës qartësi rreth misioneve ndërkombëtare që do të veprojnë në vendin tonë.