Marie Logoreci, ekspozohet mes fotosh e kostumesh
Marie Logoreci e përjetuar mes fotografish e kujtimesh. Foto që nga fëmijëria, të gjitha bardh e zi, renditur bukur nëpër stenda. Foto me familjen.
ANILA MEMA
Me bashkëshortin Kolë Logoreci. Me prindërit. Si lokja te “Cuca e Maleve”, si Oksana te “Makar Dubrava”, si Bernarba Alba, te “Shtëpia e Bernarda Albës”, dalë me Margarita Xhepën, me Ndrek Lucën, me Violeta Manushin, e Roza Anagnostin, në shfaqje të ndryshme që Artistja e Popullit u dha jetë. Kostumet shumëngjyrësh që ka përdorur tek “Hamleti”, “Morali i Zonjës Duskla”, janë nxjerrë nga rekuizita e Teatrit Kombëtar. Po aq edhe disa vizatime të bëra gjatë fëmijërisë, një mandolinë e rrallë, një gramafon dhe gjithë kujtimi i aktores së madhe, Marie Logoreci, u bënë pjesë dje e një ekspozite të veçantë. Me rastin e 20-vjetorit të ndarjes nga jeta, shoqata që mban të njëjtin emër, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar dhe familjen e saj, bënë publike pas kaq vitesh një Marie në kohë të ndryshme. Për artisten e njohur, e cila i dha jetë shumë shfaqjeve teatrale po aq edhe filmave shqiptarë, u shfaq edhe një dokumentar për të, u kujtuan episode, u treguan kujtime nga miqtë e saj, kolegët me të cilët interpretoi për shumë vite. Të gjitha këto të realizuara në një kohë të shkurtër, në pak ditë, pas ardhjes nga Amerika së të birit të saj, Pjerinit, i cili dje e cilësoi nder, lartësimin e figurës së njohur të artit shqiptar. “Ky aktivitet sigurisht ishte një ndihmë me ne, një aktivitet që e solli Marien në ato lartësi që edhe shkoj, dhe për mua është një nder që përkujtohen njerëz të tillë. Është po aq kënaqësi që ndodhem mes kolegëve të saj që kanë mbetur gjallë”, shprehet Pjerini në ceremoninë e organizuar me mjaft elegancë nga iduesit. Pjerini, një botues deri në vitin 2000 në shtëpinë botuese “Logoreci”, aktualisht, përfaqësues i zyrës së emigrimit në Florida, tregon kujtimet me të ëmën, tregon Marien në skenë, kur ishte i vogël dhe e ndiqte në prova, dhe nga gjithë rolet e saj, arrin të veçojë rolin nga vepra “Përmbytja e madhe”. “Më pëlqen si luan aty, pasi atëherë ndoshta kam qenë në një moshë që arrija ta ndjeja dhe ta kuptoja mesazhin, të cilin përcillte ajo vepër. Por unë kam qenë dhe një pjesë të mirë të xhirimeve të filmave të saj. Ajo më merrte me vete edhe për shfaqjet e teatrit edhe në xhirimet e filmave”, shton ai, i emocionuar që flet për të ëmën, për “Artisten e Popullit”.
Vizatimet e Logorecit
Rolet për të nuk ishin vetëm ato që ndërtoheshin në skenë. Më shumë se në skenë, Marie Logoreci punonte gjatë në shtëpi. Kështu e kujton sërish i biri, Pjerini. “Shpesh punonte në shtëpi, bënte prova për çdo shfaqje, madje kujtoj se shpesh për to bënte edhe biseda të gjata me kolegët, gjatë kohës kur ishte në përgatitje e sipër të një roli. Momentet me Ndrek Lucën, me të cilin ka pasur pjesën më të madhe të roleve apo me Roza Anagnostin, mbeten po aq të paharruara”, tregon i biri. Sipas tij, veç roleve Maria arrinte të ndante me ta dhe bisedat për lulet, kopshtarinë, shartimin. Pasioni i saj ishin dhe lulet. Por jo më pak vizatimet. Sipas Pjerinit, në arkivin e familjes, ruhen rreth 20 të tilla. Janë vizatime të rralla që sipas tij, Maria i ka realizuar gjatë fëmijërisë së saj. Një pjesë janë bërë pjesë e kësaj ekspozite të çelur dje, një fëmijë shëndetplota duke qarë, përballë një kali. “Këto vizatime i ka realizuar që nga mosha dhjetë vjeçe deri në moshën 15-vjeçare, në periudhën e shkollës tetëvjeçare”, shprehet Pjerini. Ndërkohë, fare pranë stendave fotografike është ekspozuar edhe një shportë druri, mandolina e saj, të cilën e kishte po përzemër, disa videokaseta, një magnetofon, e pse jo dhe disa skenografi të veçanta, realizuar nga mjeshtri Agim Zajmi.
Ditari dhe shënimet
Por në arkivin e aktores së njohur, Marie Logoreci, edhe sot pas 20 vitesh, që ajo nuk jeton më, ruhen të paprekura, shkrimet e saj, ditari i rinisë. “Ka mjaft objekte që ruhen ende nga Maria. Kam shkrime të saj që ka bërë për gjendjen emocionale dhe të rolit në atë moment që interpretonte, kam ditarin e rinisë së hershme të saj. Ka shkrime të bëra gjatë një periudhe kur ajo jepte përshtypjet e veta për Shkodrën, për Tiranën, kur ishte për herë të parë, më pas disa shënime kur ka takuar të shoqin, por ka dhe disa shënime që kanë të bëjnë me vizitat e saj jashtë shtetit. Të gjitha këto ruhen në shtëpinë tonë në Tiranë”, shprehet Pjerini, i cili disa vite më parë ka përmbledhur gjithë përshtypjet dhe mendimet e kolegëve të saj dhe i ka botuar në një vëllim të veçantë. Por aktualisht, pak para 90-vjetorit të aktores së njohur, është duke përgatitur një album fotografik për të. Me foto origjinale, të panjohura që nga fëmijëria e deri në fund të jetës. Është dhurata e tij për përvjetorin e saj, pas dy vitesh. “Albumi me foto që nga fëmijëria, do të jenë të shoqëruara me shënimet e shtypit për kohën dhe do dalë me rastin e 90-vjetorit të lindjes që është pas dy vjetësh”, shprehet ai, dhe teksa e sheh në ekran dokumentarin që shfaqet për të shton: Jam i kënaqur që e shoh si aktore dhe për të nuk di ç’të flas më parë.