Domenek, ironik i përjetshëm ndaj Italisë

Trajneri i Francës nuk lë rast pa e sulmuar futbollin italian. Rajmond Domenek parashikon se Italia, që do të luajë më 17 nëntor një ndeshje shumë të rëndësishme në Skoci, nuk do të shkojë më s shumë se një barazim. Dhe ky për trajnerin e "gjelave" mund të konsiderohet edhe si një kompliment. "Ajo që dua të them është se italianët kanë kualitete, fuqi, disiplinë dhe janë të disiplinuar për të thënë se do të shkojnë atje për të marrë një barazim, dhe do ta marrin atë", - ironizoi Domenek. "Ky është një kompliment. Ne, nuk e di nëse e kemi këtë disiplinë, atë organizim". Një barazim i Italisë do t'i obligonte "Blutë" të paktën një pikë në Ukrainë. Një fitore e njerëzve të Donadonit do ta kualifikonte automatikisht Francën në finalet e Euro 2008-s. "Por hë për hë, unë nuk do të qahesha nëse italianët do të bënin të kundërtën e asaj që unë mendoj", - shtoi Domenek. I pyetur për deklaratat e tij kundër futbollit italian, që i sollën Domenekut edhe një javë pezullim, trajneri nuk dëshiroi t'i kthehej kësaj teme. "Kjo nuk më shqetëson tani, unë nuk dua të flas vecse për ndeshjen me Ukrainën, një ditë patjetër që do të riflisja".
Domenek flet edhe për "Topin e artë". Trajneri i Francës voton Tieri Henrinë. "Ai e meriton. Sidomos këtë vit kur ka thyer rekordin e Platinisë. Për më tepër që luan te Barca dhe bën pjesë në liderit e ekipit. Të gjithë thonë Kaka, por unë them Henri".